CNN largon nga puna komentatorin i cili tha ‘Palestina e lirë nga lumi në det’

Publikuar në Dhj. 1, 2018, 3:44 a.m.

Programi televiziv i SHBA-së, CNN ka anuluar kontratën e komentatorit Lamont Hill, i cili mbajti fjalim në Kombet e Bashkuara pas vizitës së Palestinës.

Programi televiziv i SHBA-së, CNN ka larguar nga puna komentatorin Marc Lamont Hill, pasi ai bëri një deklaratë në lidhje me Palestinën në Kombet e Bashkuara (OKB). U largua nga puna e tij në CNN, Lamont Hill i cili mbajti një fjalim në Kombet e Bashkuara, pas vizitës së tij në Palestinë.

Zëdhënësja e shtypit e CNN-së, Barbara Levin njoftoi se: “Marc Lamont Hill nuk punon më në CNN”, duke u shmangur nga një sqarim i qartë se pse ai u shkarkua.

Në fjalimin e tij në OKB, Lamont Hill vuri në dukje vështirësitë me të cilat përballet populli palestinez në jetën e përditshme dhe u shpreh: “Palestina e lirë nga lumi në det”.

FJALËT E TIJ LIDHEN VETËM ME TË

Në një deklaratë të bërë nga Universiteti Temple, u vu në dukje se: “Fjalët e Lamont Hill në fjalimin e tij në OKB janë të lidhura vetëm me të. Fjalët të cilat ai i tha si shtetas, mbrohen nga Kushtetuta.”

Largimi i Lamont Hill nga puna në CNN, ka shkaktuar reagime të ndryshme.

DEKLARATË NGA TWITTER

Pas reagimeve ndaj tij, Hill bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, duke u shprehur se: “Mbështes lirinë palestineze. Unë e mbështes vetëvendosjen palestineze. Unë jam thellësisht kritik ndaj politikës dhe praktikës izraelite. Unë nuk e mbështes antisemitizmin, vrasjen e popullit hebre, ose ndonjë nga gjërat e tjera që i atribuohen fjalimit tim. Kam kaluar jetën time duke luftuar këto gjëra.”



Burimi : Sputnik News