Kina ndalon importimin e naftës dhe gazit natyror nga SHBA

Publikuar në Dhj. 4, 2018, 1:34 a.m.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Kinë, në muajin tetor, Pekini ka ndaluar importimin e naftës dhe gazit natyral të lëngshëm (LNG) nga SHBA. Po ashtu, sasia e naftës së marrë nga Rusia ka arritur në nivelin maksimal. Si e mbylli tregun ndaj SHBA-së importuesi më i madh i naftës në botë?

Dëmet e amerikanëve nga humbja e tregut kinez shprehet në miliarda dollarë në vit. Në vitin e kaluar, Pekini importoi rreth 3.6 milion ton LNG nga SHBA. Kështu, në kategorin e vendeve të cilat i ofrojnë Kinës këtë lloj karburanti, SHBA-ja u rendit e dyta pas Australisë (4.8 milion ton), duke e kaluar Katarin (2.7 milion ton).

Sipas llogaritjeve të Reuters, eksportuesit amerikanë morën rreth 1 miliard dollarë në vit nga LNG të furnizuar në Kinë. Eksportet e LNG-së së Amerikës në Kinë ranë në 2018, duke mos arritur as 1 milion ton në gusht (në të njëjtën periudhë të vitit 2017, kjo shumë ishte 2.1 milion ton). Në të njëjtën ditë të muajit tetor, Kina rriti importet e saj të gazit me 17 për qind në 9.7 milion fuçi dhe arriti një nivel rekord të importeve. Kina, e cila bleu naftë nga Arabia Saudite dhe Rusia, importoi LNG nga Australia (2.27 milion ton në muajin tetor),nga  Katari (960 mijë ton) dhe nga Malajzia (496 mijë ton).

NJË REZULTAT I LUFTËS TREGTARE

Përfundimi i importit të naftës dhe LNG nga SHBA është rezultat i luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit. Pavarësisht faktit se detyrimet doganore janë rritur në mënyrë reciproke, kompanitë amerikane kanë vazhduar të rrisin furnizimin me karburant në Kinë. Administrata e Trump, e cila mbështetej në deklaratat e ekspertëve se lufta tregtare nuk do të ndikonte në tregun e energjisë, rriti presionin e saj ndaj Pekinit. Në muajin tetor, Uashingtoni ka vendosur ndaj produkteve të Kinës 25 për qind taksa doganore të më shumë se 300 llojeve.

Ndërsa kinezët u përgjigjën duke rritur tarifat doganore mbi produktet e importuara. Ndryshe nga pritjet e analistëve në Uashington, karburanti mori pjesën e saj nga kjo situat. Sinopec e Kinës, e cila është rafineria më e madhe e naftës në Azi, ndërpreu blerjen e naftës nga Shtetet e Bashkuara dhe solli një taksë prej 10 përqind në LNG.

MINISTRI KINEZ PARALAJMËROI

Zëvendës ministri kinez, Wang Shouwen paralajmëroi se Uashingtoni do të kishte vështirësi në furnizimin me LNG. Dhe kjo nuk ishte një shaka: një muaj më vonë, Pekini e ndaloi tërësisht blerjen e LNG nga Shtetet e Bashkuara.

Analistët dhe tregtarët amerikanë pranuan se projekte shumë miliardëshe ndodhën në rrezik.

Kryetari i LNG-së në Kanadë, Andy Calia vuri në dukje se tarifat e importit kanë ulur ndjeshëm aftësinë konkurruese të LNG amerikane, duke u shprehur se: “Veprimet e Pekinit do të fundos kompanitë amerikane.”

ËSHTË HUMBJE E MADHE PËR SHBA-NË HUMBJA E KINËS, BLERËSIT MË TË MADH TË LNG-SË NË BOTË

Për shkak se Kina është blerësi më i madh i LNG në botë, do të jetë një goditje e madhe për prodhuesit amerikanë për të humbur këtë treg. Konsumi i LNG-së në Kinë vetëm vitin e kaluar u rrit 14 për qind në 238.6 miliardë metra kub. Vlerësohet se kjo shifër do të rritet në 270 miliardë metra kub në vitin 2020. Në vitin 2017, 15 për qind e LNG së prodhuar në SHBA u eksportuan në Kinë.

Kina është konsumatori i dytë më i madh i naftës amerikane pas Kanadasë. Në muajin maj, Pekini mori 427,000 fuçi nafte në ditë nga SHBA.

Do të jetë shumë e vështirë për prodhuesit e naftës së SHBA-së që të gjejnë një treg alternativ. Në veçanti, as Japonia dhe Korea e Jugut nuk pritet të rrisin ndjeshëm blerjen e LNG-së.

Në mënyrë që të rris llojllojshmërinë e produkteve ndaj rafinerive të naftës shtetërore, Pekin në muajin maj, këshillonte që të blehet më shumë naftë nga SHBA-ja. Por lufta tregtare ka ndryshuar gjithçka. Pas Sinopec, edhe PetroChina, Zhenhua Oil dhe rafineritë e pavarura pezulluan blerjen e naftës nga SHBA-së.

PEKINI DO TË VAZHDOJË IMPORTIMIN E NAFTËS NGA IRANI

Pekini i cili hoqi dorë nga nafta amerikane, dëshiron të vazhdojë importimin e naftës nga Irani. Në muajin tetor, eksportet e naftës së Iranit në Kinë u ulën me 64 për qind, në 1.04 milion ton. Por, fakti që Uashingtoni nuk futi Kinën në listën e vendeve për t’i vendosur sanksione, rriti importet në muajin nëntor.

Rusia është vendi që furnizon më së shumë naftë në Kinë. Importi i naftës nga Rusia u rrit 58 për qind këtë vit për të arritur 7.347 milion ton (1.73 milion fuçi në ditë), i cili është rekord botëror.

Bloomberg shkroi se: “Duket se frika e analistëve perëndimorë po bëhet realitet. Rusia tani është lojtari kryesor në tregun e naftës së Kinës. Pas vendimit të Kinës për ndalimin e blerjens së naftës nga SHBA-ja, Rusia do të eksportojë më shumë naftë në këtë vend.”



Burimi : Sputnik News