Rritje rekordi për rastet “ofendim ndaj presidentit”

Publikuar në Dhj. 10, 2018, 5 p.m.

Është raportuar se numri i të arrestuarve me akuzën për “ofendim ndaj presidentit” ka arritur në disa mijë, vetëm në vitin 2017 janë inicuar 20 mijë e 539 hetime dhe janë hapur 6 mijë e 33 raste penale.

Është raportuar se në Turqi, që nga viti 2014 kur Regjep Tajip Erdogan ka filluar detyrën si president, çdo vit janë gjykuar mijëra persona, me akuzën për “ofendim ndaj presidentit”, sipas Kodit Penal të Turqisë.

Është njoftuar se hetimet e prokurorisë të inicuara në vitin 2017, kanë arritur në 20 mijë e 539, ndërsa janë hapur 6 mijë e 33 raste në gjykatën penale.

Sipas lajmit të Burxhu Karakash nga DW në turqisht, profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Stambollit, Yaman Akdeniz tha se pas përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, ka pasur një rritje serioze në rastet  “ofendim ndaj presidentit”.

Historia e akuzave “ofendim ndaj presidentit” rrjedh që nga viti 1993. Prof. Akdeniz vuri në dukje se përkufizimi i krimit nuk është i ri, duke u shprehur se: “Por ky nuk ishte një krim i përdorur shumë. Rritja kryesore ndodhi në vitin 2014 pasi Erdogan u bë president.”

53 GAZETAR TË DËNUAR

Sipas të dhënave të organizatës turke të Reporterëve Pa Kufij (RSF), deri më sot janë dënuar 53 gazetar.

Juristi i cili foli për DW në turqisht, Kerem Altiparmak tha se praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) është mjaft e qartë sa për të mos lënë asnjë dyshim.

Altiparmak u shpreh se: “Sipas jurisprudencës, madje as presidentin nuk mund ta mbrosh me ligj të jashtëzakonshëm”, duke shtuar se gjykatat në Turqi nuk e marrin parasysh këtë ligj.

Hulumtuesi Andrew Gardner, nga organizata ndërkombëtare Amnesty International , u shpreh se nuk duhet të ekzistoj një krim i tillë si “ofendim ndaj presidentit”, dhe se zyrtarët e shtetit duhet të jenë të hapur ndaj kritikave.

Gardner u shpreh se: “Ka përkufizime të ngjashme të krimit në çdo vend në Evropë, por në asnjë vend nuk përdoret si në Turqi. Këtu janë ngritur mijëra raste në mënyrë absurde.”



Burimi : Sputnik News