Sheikh Kasim: Të gjitha territoret e pushtuara janë brenda zonës së raketave Hezbollah

Publikuar në Dhj. 11, 2018, 3:43 a.m.

Të gjitha territoret palestineze të pushtuara nga regjimi sionist i Izraelit janë brenda rrezes së raketave të Hezbollahut, tha Sheikh Naim Kasim, shefi i dytë i lëvizjes.

Në një intervistë me gazetën al Vefagh, Sheikh Kasim tha se në rast të shpërthimit të një lufte, të gjitha rajonet e pushtuara nga regjimi sionist, duke përfshirë kryeqytetin e tij Tel Aviv, do të jenë nën kërcënimin e sulmeve dhe "nuk ka asnjë pikë të vetme në territoret e pushtuara që do të jenë jashtë mundësive të raketave të Hezbollahut”.

Ai tha se sionistët nuk mund të tolerojnë një nivel të tillë të lartë kërcënimesh në ballafaqimin me Hezbollahun, prandaj ata nuk kanë asnjë motiv për të hyrë në një luftë tjetër me Libanin.

Ai shtoi se rregullat parandaluese që Hezbollahu i ka krijuar përballë Izraelit, kanë penguar regjimin sionist të ndërmarrë ndonjë veprim kundër Libanit.

Zyrtari i Hezbollahut gjithashtu foli edhe për situatën në Siri, duke vlerësuar arritjet e fituara nga qeveria e Damaskut dhe aleatët e saj.

Duke theksuar nevojën për një zgjidhje politike të krizës në Siri, Sheikh Kasim denoncoi SHBA-në për pengimin e procesit politik.

Më 1 dhjetor, Hezbollah publikoi një video, ku paralajmëroi se nëse regjimi izraelit bën ndonjë akt agresioni kundër shtetit arab, ai do të pendohet për këtë gjë.

Video tregon sekretarin e përgjithshëm të Hezbollahut, Seyed Hassan Nasrallah, duke paralajmëruar se çdo ndaj çdo agresioni mbi Libanin patjetër do të reagohet.

Kjo video gjithashtu tregon një numër vendesh izraelite, siç janë bazat ushtarake, vendet bërthamore, selia ushtarake izraelite në Tel Aviv dhe raketat e Hezbollahut.

Në një paralajmërim të ngjashëm në fillim të nëntorit, Nasrallah kishte thënë se lëvizja e rezistencës libaneze do të hakmerret kundër çdo sulmi izraelit apo sulmi ajror ndaj vendeve arabe.



Burimi : Tesnim News Agency