Irakianët do të festojnë përvjetorin e fitores kundër ISIS-it

Publikuar në Dhj. 12, 2018, 7:16 p.m.

Qeveria e Irakut ka njoftuar programet që do të mbahen të hënën për të shënuar përvjetorin e fitores së vendit mbi grupin terrorist ISIS.

Sipas faqes al-Khalixh, të hënën festimet kombëtare do të mbahen në pjesë të ndryshme të Irakut.

Fishekzjarret, fjalimet e zyrtarëve politikë, përfshirë Kryeministrin Adel Abdul-Mahdi, do të jenë pjesë e programit.

Qeveria e Bagdadit shpalli 10 dhjetorin si një festë publike.

Ish-kryeministri irakian Haider al-Abadi shpalli fitoren përfundimtare mbi ISIS-in në një njoftim televiziv në këtë ditë në vitin 2017.

Në fund të nëntorit 2017, Ministria e Mbrojtjes e Irakut njoftoi se forcat e saj kishin rimarrë Rawa, qytetin e fundit të mbetur në Irak nën kontrollin e ISIS-it.



Burimi : IQNA