Deklaratë për shtyp – Ambasada e Shtetit të Palestinës

Publikuar në Dhj. 13, 2018, 10:57 p.m.

AMBASADA E SHTETIT TË PALESTINËS
Tirane, 13 Dhjetor 2018”

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë dënon ashpër fushatën nxitëse dhe provokuese, që bandat terroriste të kolonëve izraelitë të mbështetura nga forcat pushtuese izraelite, po ndërmarrin për vrasjen dhe eleminimin fizik të Presidentit të popullit palestinez Mahmoud Abbas.

Për këtë, ne bëjmë përgjegjës kryesor dhe të drejtpërdrejtë Kryeministrin e qeverisë pushtuese izraelite Benjamin Netanjahu, bashkë me kabinetin e tij, të cilët mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo cënim ndaj Presidentit Mahmoud Abbas si dhe për këtë përshkallëzim ushtarak të qëllimshëm dhe të rrezikshëm.

Njëkohësisht, Ambasada dënon veprimet e vazhdueshme të forcave të ushtrisë pushtuese izraelite për përshkallëzimin e sulmeve dhe inkursioneve ndaj qyteteve, komunave, fshatrave dhe kampeve palestineze, duke terrorizuar fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të gjithë qytetarët palestinezë.

Si rezultat i këtyre sulmeve dhe bastisjeve, dje mbetën të vrarë 3 qytetarë palestinezë, Ashraf Naalou, Saleh Bargouthi dhe Magdi Motair.

Vrasja e këtyre tre të rinjve palestinezë nga dora e forcave pushtuese izraelite, nuk është tjetër veçse argument i fortë dhe i qartë për transformimin e ushtarëve izraelitë në makineri vrasëse dhe ekzekutimesh të jashtëligjshme të cilat kryhen me urdhër nga instancat e larta të politikës izraelite.

Ambasada dënon me tone të forta thirrjet për vrasjen e Presidentit Palestinez dhe ekzekutimin e tre të rinjve palestinezë të sipërpërmendur.

Ne i bëjmë përsëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për “mbrojtje ndërkombëtare” të popullit tonë palestinez. Këto veprime pushtuese përshkallëzuese po kryhen si rezultat i mungesës së kësaj mbrojtjeje dhe dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për marrjen e përgjegjësinë e mbrojtjes së popullit tonë palestinez.

Së fundi, Ambasada thekson bindshëm se nëse do të ekzistonte “mbrojtja ndërkombëtare” për popullin palestinez, pushtuesit izraelitë nuk do t’i ndërmerrnin këto veprime, sikurse nuk do të kryenin vrasje dhe krime në mënyrë të vazhdueshme ndaj palestinezëve.



Burimi : Gazeta İmpakt