Zbulohet Plani i SHBA-së Kundër Iranit

Publikuar në Dhj. 15, 2018, 12:42 p.m.

Imam Hamanei është takuar në orët e mengjesit me familjet e dëshmorëve.

Imam Hamanei ka pritur në orët e mengjesit familjet e dëshmorëve të Mbrojtësve të Tyrbes së Shenjtë së bashku me familjet e dëshmorëve të Mbrojtjes së Shenjtë (lufta 8 vjeqare Iran – Irak).

Disa nga deklaratat e Udhëheqësit të Revolucionit janë si më poshtë:

- Besimi i të rinjve revolucionarë po na mbron kundër ngjarjeve  të zhvilluara me këmbëngulje.

- Disa prej tyre u larguan nga rruga e Revolucionit. Ka edhe nga ata që janë shkëputur nga parimet e Revolucionit. Gjendja ishte kështu edhe në  periudhën e parë të historisë islame. Por përveq kësaj, ne ishim dëshmitarë të rritjes së shumë fidaneve në çështjen e Revolucionit Islamik.

- Pas 40 vjetësh mund të shohim mund të shohim se të rinjët besimtar të cilët nuk janë dëshmitarë të Imam Khomeinit dhe të Mbrojtjes së Shenjtë, po vrapojnë drejt fushës me dëshirë të madhe,  guxim dhe ndjenjë revolucionare. Këta janë mrekulli e rendit me Revolucionin Islamik, të cilët mund të ringjallin shpirtin e fuqishëm dhe të zellshëm.

- Këta të rinjë së bashku me vendin janë shtylla e revolucionit islamik dhe një burim krenarie.

- Shikoni sot burrështetasit amerikanë. Shikoni pasurinë e botës, mizorinë dhe padrejtësinë kundër njerëzve. Shembull i kësaj është Jemeni. Këtu po kryhen vrasje nga sauditët, por partner i këtyre krimeve është SHBA-ja. Këtë e pranon edhe ajo vet. Ata thojnë se po sulmojnë spitalet, tregjet dhe turmat e njerëzve. Kjo është fytyra e vërtetë e SHBA-së.

- Është zbuluar plani i SHBA-së kundër Iranit. Ata nuk kanë plane për të dëmtuar Iranin. Ata bënë gjithçka që mundën.

- Plani i Amerikës ishte të krijonte mosmarrëveshje, luftra civile dhe probleme në vend përmes sanksioneve dhe veprimtarive anti siguri. Ata punuan shumë në këtë drejtim.

- SHBA-ja e cila ka qëllime të këqija, gjendet në të njejtën kohë në të njejtin rend me sionistet dhe disa shtete radikale në rajon. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

- Sauditët mendonin se mund të dominonin Jemenin për një periudhë të shkurtër kohore, por ata nuk mundën të bëjnë asgjë deri më tani, dhe me kalimin e kohës ata do t'i nënshtrohen goditjeve edhe më të ashpra.

- Shërbëtorët e Haremit të Nderuar duhet të jenë shumë të dhunshëm kundër jobesimtarëve, e jo kundër besimtarëve të Jemenit dhe popullit të Bahreinit.



Burimi : Rast Haber