Erdogan, Turqia do të ndërton xhami në në kryeqytetin e Venezuelës

Publikuar në Dhj. 16, 2018, 12:53 p.m.

Turqia ka filluar të punojë në planet për të ndërtuar një xhami në Karakas pas një kërkese nga autoritetet venezueliane, tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  gjatë një konference shtypi me homologun e tij Nikolas Maduro.

"Me kërkesë të autoriteteve venezueliane, ne kemi filluar punën tonë për të ndërtuar një xhami në kryeqytetin Karakas, dhe ne jemi duke kërkuar një zonë të përshtatshme për ta ndërtuar atë," tha Erdogan, sipas raportit  të Daily Sabah.

Duke vlerësuar vendin e Amerikës Latine dhe udhëheqësin e saj për mikpritjen e tyre dhe sidomos qëndrimin e Maduro-s  për çështjen palestineze, Erdogan shtoi se Turqia dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet e saj me vendin në të gjitha fushat, duke përfshirë marrëdhëniet kulturore, të biznesit dhe diplomatike.

Erdogan është aktualisht në një turne zyrtare në Amerikën Latine, pas samitit G-20 në Argjentinë.

Ka rreth 100,000 muslimanë në Venezuelë, të cilët përbëjnë 0.5 përqind të popullsisë