Në Projekt-Rezolutën është dashur të përfshihet edhe Krahina e Preshevës!

Publikuar në Dhj. 16, 2018, 2:44 p.m.

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Dje,Parlamenti i Kosovës, miratoi projekt-rezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni shtetëror i Kosovës,nuk ka të ndërtuar një qëndrim për Referendumin të Krahinës së Preshevës,për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit. Kosova vazhdon me mos përcaktimin ligjor e institucional duke mos përfshirë Medvegjën, Bujanocin e Preshevën, e kjo është edhe me rëndë pasi sivjet kemi deklarime politike të liderëve politik dhe institucional të Kosovës, se Krahina e Preshevës, do t’i bashkangjitet Kosovës, e tani në projekt-rezolutën mbi procesin e dialogut nuk parashifet as çështja reciprocitetetit,çështja e pazgjidhur e Krahinës së Preshevës në të cilën kemi një diskriminim klasik.