Imam Humejni Dhe Morali Në Politikën E Jashtme

nga Muhsin Pakajin | Publikuar në Dhj. 31, 2018, 12:10 a.m.

Morali në botën e ditëve të sotme nuk ka shumë ndikim në krijimin e mendimeve politike dhe në sjelljet e politikanëve dhe në shumicën e kohës shmangia nga parimet morale është një gjë të cilën e kanë përvetësuar më shumë politikanët.

Imam Humejni Dhe Morali Në Politikën E Jashtme

Morali në botën e ditëve të sotme nuk ka shumë ndikim në krijimin e mendimeve politike dhe në sjelljet e politikanëve dhe në shumicën e kohës shmangia nga parimet morale është një gjë të cilën e kanë përvetësuar më shumë politikanët. Straussi i cili përbën themelin e mendimit të Konservatorizmit të Ri të mendimeve në Amerikë mbron teorinë e “qeverisjes imorale të elitave”. Straussi i cili është kundër të qenit të parimeve morale tek udhëheqësit, këshillon mosqenien në asnjë vend të moralit në qeverisjen e udhëheqësve. Sipas këtij mendimi udhëheqës mund të bëhen vetëm ata të cilët janë të besimit se parimet morale nuk janë dhe se elitat nuk ka ndonjë të drejtë tjetër natyrale përveç asaj për qeverisjen e popullit. Madje Straussi nuk i beson as shpalljes morale për fenë dhe dogmën. Ai kumtonte se feja është për popullin e rëndomtë dhe për këtë arsye nuk duhet që qeveritarët nuk duhet ta kufizojnë veten me këtë, sepse të vërtetat të cilat citoheshin nga ana e klerikëve në të fakt ishin një lloj mashtrimi hyjnor. Straussi ishte i besimit se kërkesat e popullit duhet të liheshin mënjanë dhe se këta të fundit kishin nevojë për qeveritarë të fuqishëm të cilët do t’i thonin popullit se çfarë është e mirë dhe se çfarë është e keqe. Në të vërtetë ai shton se një pjesë e shoqërisë duhet të jetë qeverisëse dhe një pjesë tjetër e qeverisur. Straussi duke u mbështetur në këto mendime imorale ishte një një përkrahës i luftës. Ai citonte se duke qenë se paqja do të jetë shkak për tension atëherë gjithmonë duhet të luftohet me qëllimin e vazhdimit të pranisë. Pra duke qenë se lufta është një nevojë e një rendi politik atëherë nuk duhet të kemi paqe të përhershme por luftë të përjetshme. Njëjësimin e një rendi mund ta sigurjnë vetëm kërcënimet ejashtme. mund tsigurojnë njëshmëërinë e një rendi. Për këtë rasye nëse nuk ka një kërcënim të jashtëm atëhërë duhet të krijohet një kërcënim i jashtëm i rremë.Uilliam Kristol njëri nga nxënësit e Straussit dhe njëri nga udhëheqësit Konservatorëve të Rinj (neokonëve) me një këndvështrim imoral shprehej si më poshtë: “Ka shenja të cilat tregojnë se njerëzit e duan luftën. Për këtë arsye ne duhet t’u japim drejtim njerëzve drejt luftës duke i shpëtuar ata nga kënaqësitë kafshërore të cilat i kanë parasysh”. Sipas këtij këndvështrimi vlerat panamerikane shndërrohen në synimin e fundit të njerëzimit dhe njerëzimi në këtë epokë arrin në përsosmërinë duke mos patur më nevojë për këshillat morale dhe metafizike.

Por Imam Humejni (k.m.t.) themeluesi i Republikës Islame Iraniane duke u frymëzuar nga mësimet islame duke filluar që nga dita e parë e përpjekjes së tij veçanërisht pas 5 qershorit 1963 jepte mësim përpjekjen me dhunuesit dhe shtypësit në mësimet e tij . Për këtë arsye shahu iranian kishte ndaluar mësimet e moralit të Imam Humejnit. Imami me përhapjen e mendimeve të reja politike të mbështetura në sheriat (ligjet hyjnore), ia doli mbanë në futjen brenda koncepteve politike me një brumosje të vlerave fetare, morale dhe shpirtërore, në kundërshtim me mësimet e asaj epoke të cilat e shihnin politikën si një ndodhi njerëzore e cila qëndronte larg nga feja dhe mendja. Sipas Imam Humejnit gjykimet politike dhe morale të Islamit, nuk janë të ndara nga njëra-tjetra themelimi i shtetit islam, lind si një nevojë e përputhjes së moralit me politikën. Fjala vjen gjykimi se muslimanët janë vëllezër nuk është vetëm një gjykim politik dhe shoqëror. Përkundrazi ai zë vend dhe në mesin e gjykimeve morale. Në veprën e tij me titull: “Deuletu’l-Islami” (Shteti Islam) dhe në veprën me titull: “Uelajetu’l-Fakihi” (Kujdestaria e Juristit) Imam Humejni sjell aludime të rëndësishme duke pohuar se mes detyrave të shtetit janë shpikja e sigurisë dhe pengimi i prapambetjes morale. Imami duke lënë mënjanë diskutimet e bëra që kanë të bëjnë me dukurinë se morali duhet të vijë përpara politikës më shumë bën fjalë për përputhjen mes këtyre të dyjave. Kjo lidhje bie më shumë në sy në teorinë e Kujdestarisë së Juristit e cila lind nga themelet fetare dhe morale të Imam Humejnit dhe nëcaktimin e Kujdestarisë së Juristit i cili gjithashtu di në një të njëjtën masë me ndikim meritën politike dhe morale.

Vështrimi i politikës së jashtme të Imam Humejnit është një vështrim ideologjik. Në fakt kushtimi rëndësi i parimeve morale në politikë, e tregoi veten pas Revolucionit Islam si në politikën e jashtme, si në fushat e ndryshme ashtu dhe institucionet, të cilat merreshin me punët diplomatike të shtetit, u bënë përgjegjëse për ndjekjen ndaj parimeve morale dhe me përhapjen e tyre. Botëkuptimi në politikën e jashtme e Imam Husejnit i cili merr për bazë parimet morale, bart në vetvete parimet për mbrojtjen ndërkombëtare të paqes dhe të sigurisë, mossulmimin e trojeve të të tjerëve, marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe rritjen e bashkëpunimit midis shteteve duke u mbështetur në parimin e respektimit të ndërsjelltë.Në të vërtetë sipas mendimit të Imam Husejnit politika e jashtme është fusha e përplasjes mes idealizmit dhe realizmit. Sërish në njërën anë Revolucioni Islam ishte një ndryshim moral dhe i besimit i cili ndiqte synimet institucionale. Në njërën anë dhe gjeografia iraniane ishte në zotërim të rasteve dhe kufizimeve të vërteta të veta. Ndonëse politika e jashtme e Imam Humejnit është e re ajo është një politikë e cila nxit synimet e larta në mbarë botën me anë të parimeve të besimit. Ky sistem i cili mbështetet në ideologji nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të bashkojë idealizmin me realizmin. Kështu që krahas mbrojtjes së vetes dhe përparimit ai do të përpiqet në drejtim të jetësimit të fundit të synimeve. Morali i marrë nga besimi islam në diplomacinë e Imam Humejnit, është në zotërim dhe të një roli të rëndësishëm në krijimin e politikës së jashtme.

Mund të themi se pikat e mëposhtme të cilat më poshtë do të jepen në formë nenesh, zënë vend në mesin e synimeve të politikës së jashtme të frymëzuar nga mësimet e Imam Humejnit të Republikës Islame Iraniane. Në të tëra këto synime gjendet një qasje morale.

1- Bërja e njohur të Revolucionit Islam apo eksportimi i revolucionit.

2- Bashkimi dhe njëjësimi i popujve muslimanë.

3- Roli i fesë dhe i moralit në luftë dhe në paqe.

4- Shmangja nga ndërmjetësimet të cilat nuk janë morale për të arritur tek synimi.

5- Bashkëpunimi i ndërsjelltë i mbështetur në paqe me shtetet e botës.

6- Benikëria dhe mbajtja e fjalës në politikën e jashtme.

7- Këshillat ndaj institucioneve diplomatike për të lëvizur drejt Allahut.

Bërja E Njohur Të Revolucionit Islam Apo Eksportimi I Revolucionit

Imam Humejni e shqyrtonte në këtë mënyrë bërjen e njohur të Revolucionit Islam apo eksportimin e revolucionit: Morali islam, edukata islame dhe veprat islame duhet të jenë në atë mënyrë që populli t’u drejtohet atyre dhe kështu që njerëzit duhet të njihen me Islamin dhe Revolucionin Islam. Kur të zhvillohen të vërtetat islame, morali islam dhe morali njerëzor dhe Revolucioni Islam do të jetë eksportuar. Imam Humejni besonte se e fshehta dhe shpirtërorja e eksportimit të Revolucionit Islam ishte përputhja e këtij institucioni me natyrën dhe moralin njerëzor. Eksportimi i Revolucionit Islam dhe mbrojtja e të shtypurve nuk nënkupton thirrjen për luftë ose e thënë ndryshe përzierjen në punët e brendshme të shteteve të tjera. Përkundrazi ai nënkupton bërjen të njohur dhe përhapjen e vlerave fetare dhe hyjnore të cilat bëjnë të mundur krijimin e mendimit të qëndrimit kundër shtypjes dhe fuqizimin e frontit të të vërtetës duke ndarë të vërtetën nga e kota. Imam Humejni mendonte se thirrja me metoda morale; do të bëhet shkak i drejtimit të popujve të shtypur ndaj këtij institucioni, i cili rrit njerëz dhe besonte se Revolucioni Islam Iranian, kishte aftësinë për t’u bërë shembull për shtetet e tjera. Ai thoshte: “Autoritetet duhet të orvaten dhe duhet t’ua bëjnë të ditur këtë shtet si shembull ndaj botës. Por pas kësaj popujt e botës dhe në veçanti muslimanët duhet ta mbrojnë këtë ndodhi të bukur dhe mund t’i zbatojnë në shtetet e tyre bukuritë e rendit islam”. Edhe letra e shkruar ndaj Gorbaçovit ish presidentit të B.R.S.S.-së tregon rëndësinë e qartë që ai i ka dhënë bërjes së ditur të Islamit.

Bashkimi Dhe Njëjësimi I Popujve Muslimanë

Shtetet islame ishin njëra nga përparësitë në krijimin e marrëdhënieve dhe në zhvillimin e marrëdhënënieve të Imam Humejnit. Sipas këtij të fundit qenia e bashkimit mes shteteve islame ishte e domosdoshme me qasjen morale dhe njëjësimi ishte i mundur vetëm me fuqizimin e marrëdhënieve. Sipas Imam Humejnit marrëdhëniet të cilat kanë themele të besimit dhe të moralit janë më të qëndrueshme dhe të sigurta. Theksimi i pikave të përbashkëta për krijimin e këtij konceptimi midis shteteve islame zinte vend në mesin e këshillave të dhëna të tij morale. Ai diplomatët dhe shefat në detyra jashtë shtetit gjithmonë u jepte këtë këshillë: “Gjithmonë përmendni pikat e përbashkët mes shteteve islame dhe nesh, sepse kjo politikë pra theksimi i pikave të përbashkëta bëhet shkak i shtimit të miqësive dhe i pakësimit të momarrëveshjeve”. Sipas Imam Humejnit qëllimi i vërtetë i fuqizimit të marrëdhënieve me shtetet muslimane do të bëhet shkak për kuptimin më të mirë të muslimanëve të njëri-tjetrit dhe njëjësimin e muslimanëve kundër shtypësve ndërkombëtare. E thënë ndryshe kjo do të çelë udhën në fuqizimin e lëvizjes së zgjimit të muslimanëve. Imam Humejni mbi këtë çështje shprehej si më poshtë: “Unë ua zgjas duart e mia të fuqishme për vëllazërinë dhe miqësinë e besimit për mbarë muslimanët dhe veçanërisht për popujt të cilët jetojnë në shtetet dhe vendet fqinje”. Në një tjetër fjalim Imam Humejni duke përcaktuar se autoritetet të cilat janë përgjegjëse për politkën e jashtme duhet t’u japin përparësi zhvillimit të marrëdhënieve me shtetet muslimane thoshte: “Përpiquni më shumë  me qëllimin e zgjimit të autoriteteve të shteteve muslimane dhe për thirrjen e tyre në bashkim dhe njëjësim”.

Roli i Fesë Dhe i Moralit Në Luftë Dhe Në Paqe

Ekspertët e mendimit politik kishin përmendur vazhdimisht rolin e moralit në shpërthimin e luftës dhe në sigurimin e paqes. Ky rol është përvetësuar dhe në mendimin politik të Imam Humejnit dhe sipas mendimeve politike të Imam Humejnit ai mund të luajë role të rëndësishme në pengimin e luftrave morale dhe në sigurimin e paqes. Madhe ajo mund të paraqisë dhe zgjidhje për luftrat strategjike. Në marrëdhëniet ndërkombëtare në Islamin e dëlirë të Muhammedit i cili është zënë në gojë nga ana e Imam Humejninë nënkuptojnë zhvillimin e këshillimit moral i cili do të sigurojë vazhdimin e paqes. Ky parim është një qasje ndërkombëtare. Me fjalë të tjera ai i paraqit njerëzve botën e mendimit moral në fushën ndërkombëtare. Institucionet ndërkombëtare të cilat janë në këtë botën e mendimit duhet të njihen në mënyrë zyrtare me këtë parim moral gjithëpërfshirës dhe duhet të veprojnë sipas parimeve morale. Sipas kësaj teorie në proçesin e zgjidhjes së problemeve në institucionet ndërkombëtare duhet të përvetësohen parimet morale të përbashkëta dhe duhet të sillet në rend të ditës udhët e arritjes të këtyre parimeve morale gjithëpërfshirëse. Nëse këto parime pranohen dhe përbëjnë themelin e veprave tona atëherë mund të bëhet fjalë për jetesën tonë bashkë në kornizën e moralit në fushën ndërkombëtare. Sërish sipas Imam Humejnit për të penguar luftrat duhet të pranohen si burim mësimet e fesë hyjnore. Këto mësime mund të sqarojnë shkaqet e parimeve morale gjithëpërfshirëse fetare dhe mund të jenë parimi themelor në ruajtjen e miqësisë mes popujve. Imam Humejni jetesën e popujve të botës në paqe e shqyrton si jetesën së bashku të popujve të botës. Ai në këtë çështje shprehet si më poshtë: “Ne duam paqe. Ne duam paqe me mbarë popujt e botës. Ne duam të jemi të qetë me mbarë botën. Ne duam që të jetojmë në gjitin e popujve të botës”. (1) Imam Humejni në një vend tjetër citon si vijon: “Ne do të sillemi me mirëkuptim ndaj mbarë shteteve dhe nuk kemi për qëllim që asnjëherë të ushtrojmë dhunë”. (2)

Imam Humejni në një tjetër vend kumton kështu duke hedhur poshtë largësinë në mesin e popujve: “Marrëdhëniet mes popujve duhet të jenë në kornizën e çështjeve morale. Në këtë marrëdhënia largësia nuk ka asnjë ndikim. Si rrjedhojë kemi shtete të cilat janë fqinje me njëri-tjetrin por mes këtyre shteteve nuk ka marrëdhënie shpirtërore. Edhe marrëdhëniet e tjera japin fryte si pasojë e kësaj marrëdhënieje. Marrëdhëniet tona me shtetet e tjera do të jenë sipas themeleve islame”. (3)

Në një mënyrë të përgjithshme kjo qasje morale tregon përparësitë e vërteta në diplomacinë e Imam Humejnit të cilat janë zhvillimi i bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me armikun përpara drejtimit të armëve. Sipas këtij këndvështrimi diplomatët dhe shefat e detyrave diplomatike janë të ngarkuar në paraqitjen e udhëve të zgjidhjes me synimin e moskrijimit të armiqësive. Gjithashtu në mesin e detyrave të diplomatëve janë dhe pengimi i luftës, zhvillimi i marrëdhënieve paqësore, bërja e përpjekjeve me mirëkuptim për të zgjidhur problemet me armiqtë dhe dhënia përparësi e bisedimeve ndaj luftës. Në fakt sipas Imam Humejnit detyra kryesore e diplomacisë dhe e diplomatëve është marrja e masave të duhura, paraqitja e udhëve të zgjidhjes me qëllimin e pengimit të krijimit të armiqësive dhe përqafimi i udhëve të zgjidhjes në këtë proçes që kanë si bosht mirëkuptimin përpara luftës dhe xhihadit ndaj armiqve.

Shmangja Nga Ndërmjetësimet Të Cilat Nuk Janë Morale Për Të Arritur Tek Synimet

Imam Humejni duke patur parasysh synimet të cilat janë në përputhje me moralin dhe sheriatin islam nëçështjen e marrëdhënieve me shtetet e tjeranuk nuk e shihte si të lejuar çdo ndërmjetësim për të arritur tek synimi.Sipas këtij këndvështrimi moral shtypja, përdhunimi, plaçkitja, vrasja, shkelja e besës etj. janë të ndaluara. Imam Humejni thoshte se populli iranian është ndjekësi i një shkolle programi i jetës i së cilës thotë: “As mos shtypni dhe as mos përvetësoni”. Sërish pavarësisht bombardimeve të rajoneve civile nga ana e Saddam Husejnit në epokën e luftës, Imam Humejni duke iu shmangur bërjes së të njëjtave gjëra dhe tregoi se ishte i lidhur pas parimeve morale dhe në këtë epokë delikate.

Bashkëpunimi I Ndërsjelltë I Mbështetur Në Paqe Me Shtetet E Botës

Në botën e ditëve të sotme asnjë shtet nuk mund t’i sigurojë nevojat e tij duke u tërhequr në izolim dhe duke mos krijuar marrëdhënie me shtetet e tjera. Edhe mendja politike e ka të detyruar që të rrisë marrëdhëniet botërore, rajonale dhe dypalëshe. Megjithëse Imam Humejni këshillon bindjen ndaj metodave të drejta për ruajtjen e pavarësisë dhe moralit ai këshillonte dhe krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet e botës. Ai besonte se marrëdhëniet me shtetet e huaja do të ndihmonin në fuqizimin e zhvillimit politik dhe themeleve ekonomike, do të bëheshin shkak për rritjen e bashkëpunimit mes popujve të marrëdhënieve ideologjike dhe kulturore veçanërisht me shtetet muslimane. Duke u mbështetur në këtë mendim moral në këshillat që Imam Humejni u jepte personeleve të Ministrisë së Jashtme u thoshte që t’u kushtonin rëndësi respektit të ndërsjellë, pavarësisë së shtetit, ruajtjes së vlerave njerëzore dhe mospërzierjes në punët e brendshme. Në fakt ai e shihte si të përshtatshme botën me politikat e komunikimit me mendjen, sheriatin dhe parimet e qeverisjes së shtetit. Në njërën nga fjalimet që Imam Humejni ka mbajtur thotë si më poshtë: “Ne duam që të jemi miq me mbarë popujt e pranishëm muslimanë në botë. Shteti islam do që të bëhet mik dhe të ketë marrëdhënie të shëndetshme me mbarë shtetet dhe popujt në rast se këta të fundit respektojnë parimin e respektit të ndërsjelltë me shtetin islam”. Imam Humejni duke vënë theksin në parimin e respektit të ndërsjelltë këshillonte në krijimin e marrëdhënieve me shtetet dhe popujt e tjerë. Për këtë arsye programi i Revolucionit Islam ishte krijimi i marrëdhënieve të shëndetshme të mbështetura në botëkuptimin e ndërsjelltë. Imam Humejni ndante besimin se vetëm me zhvillimin e marrëdhënieve Islami do të njihej nga ana e popujve të botës dhe dhe se mesazhet kulturore, shpirtërore dhe njerëzore të Islamit do të arrinin në rajonet e largëta. Imam Humejni ndonëse shpallte hapur se Republika Islame nuk do t’i vihej pas mbizotërimit botëror përmendte bërjen e njohur të vlerave fetare dhe fitimin e zemrave të popujve të ndryshëm. Në të njëjtën kohë ai tërhiqte vëmendjen e roleve të diplomacisë dhe të shefave të detyrave diplomatike në vënien në jetë të synimeve të politikës së jashtme.

Benikëria Dhe Mbajtja E Fjalës Në Politikën E Jashtme

Në diplomacinë e botës sonë dhe në veçanti shtetet kur hasin në një problem menjëherë përqafojnë metodat të cilat nuk janë morale. Madje dhe në kushtet më të rënda Imam Humejni i ruante vlerat dhe parimet morale. Imam Humejni duke u mbështetur në këtë qasje morale kumtonte se: “Islami është i dashur me të tërë dhe ne duke qenë se jemi ndjekës të Islamit duhet të jemi të mëshishëm kundrejt të tërëve. Kjo merr kuptimin se ne nuk jemi të këqinj ndaj asnjë populli, Islami ka ardhur për mbarë popujt dhe nuk e shohim asnjë shtet me syrin e sulmuesit”. (4) Metoda diplomatike e pranishme në botë është ndërtuar mbi ndryshimin e fjalëve të tjetrit, ndikimin ose vënien e tij në vështirësi. Megjithatë Imam Humejni asnjëherë nuk e la mëshirën mënjanë dhe asnjëherë nuk përfitoi nga dobësitë e palës përballë për të arritur tek synimet e tij. Në të vërtetë metoda e përvetësuar nga ana e Imam Humejnit në marrëdhëniet me popujt e tjerë ishte besnikëria, morali dhe respekti.

Kur një gazetar amerikan e kishte pyetur Imam Humejnin: “Si do të jetë në përgjithësi politika e jashtme e Republikës Islame?”, ai ishte përgjigjur kështu: “Republika Islame ka marrëdhënie të mira me mbarë shtetet. Në rast se dhe pala përballë i kushton rëndësi respektit atëherë respekti është kriteri në marrëdhëniet tona të ndërsjellta”. (5)

Ndërsa kur një gazetar i kishte drejtuar pyetjen: “Si do të jetë marrëdhënia e Republikës Islame me supërfuqitë?”, Imam Humejni i kishte dhënë këtë përgjigje: “Politika e shtetit islam është kushtimi rëndësi i ruajtjes së pavarësisë së shtetit, vendit dhe popullit dhe respektit të ndërsjelltë. Kështu që për ne nuk ka rëndësi nëse pala përballëështë apo nuk është superfuqi”. (6)

Imam Humejni duke u mbështetur në këto parime morale në një tjetër vend shprehet si më poshtë: “Marrëdhëniet mes popujve duhet të jenë në kornizën e çështjeve shiprtërore. Marrëdhëniet tona me shtetet e tjera do të jenë sipas themeleve islame”. (7)

Në këtë përgjigje që ka dhënë Imam Humejni bën të ditur se madje dhe marrëdhënia me Amerikën do të jetë në kornizën e parimeve morale. Pyetjes së ngritur nga gazetari: “Deri sa kohë do të vazhdojë ftohtësia mes dy shteteve?”, Imam Humejni i kishte dhënë këtë përgjigje: “Derisa Amerika të bëhet njeri. Domethënë derisa ajo të lërë metodën e gabuar në qasjen ndaj Republikës Islame dhe ndaj shteteve të tjera”.

Këshillat Ndaj Institucioneve Diplomatike Për Të Lëvizur Drejt Allahut

Ministria e Jashtme e cila është përgjegjëse për politikat e jashtme zë një vend të rëndësishëm në rendin islam. Duke përdorur këtu thënien e udhëheqësit kjo ministri zë vendin e gjysmës së qeverisë. Duke u mbështetur në këtë shembull dhe Imam Humejni u jepte shumë vlerë këtij institucioni dhe duke u takuar të paktën një herë në vit ai u tregonte udhën personeleve të kësaj ministrie. Fundja Imam Humejni në etapën e parë iu bënte thirrje të tërëve në përkushtimin hyjnor, në bërjen e pastrimit të shpirtit (katharsisit) dhe në kushtimin rëndësi të parimeve morale. Imam Humejni në njërën nga fjalimet e mbajtura ndaj personelit të Ministrisë së Jashtme kishte shprehur si vijon: “Me qenien Ministria e Jashtme Islame në krahasim me ministritë tona mund ta tregojë më tepër prannië tonë islame. Në të kaluarën shumica e dëmeve që ka pësuar ky shtet ishin dëme të cilat rridhnin nga ambasadat e huaja të këtushme dhe nga Ministria jonë e Jashtme”.

Për më tepër Imam Humejni vazhdimisht u jepte shtysë institucioneve diplomatike për të lëvizur drejtë drejt Allahut dhe citonte: “Nëse ju jeni në udhë të drejtë atëherë do të arrini tek synimi”. Imami Humejni nuk e kishte shtjelluar si një tërheqje në izolim në një kënd lëvizjen drejt Allahut dhe kishte thënë se gjenden rryma të cilat bëjnë të mundur udhëtimin e sjelljes drejt Allahut të cilat janë të lidhura me parimet shoqërore dhe me lëvizjet politike. Si rrjedhojë dhe këndvështrimi i pavarësisë së shtetit i Imam Humejnit është në këtë kornizë. Në fund të fundit dhe në shpresojmë se personeli i Ministrisë së Jashtme gjithmonë do t’i ketë parasysh parimet morale dhe veçanërisht në fushat diplomatike dhe do t’u kushtojë rëndësi këtyre.

1- Sqarimet që Imam Humejni ka bërë ndaj një pale brenda së cilës gjendej dhe Imam Hamenei, “Sahife-ji Nur” (Faqja e Dritës), vëll. 19.

2- Fjalimi që Imam Humejni ka mbajtur ndaj një pale brenda së cilës gjendeshin dhe personelet e Ministrisë së Transportit, “Sahife-ji Nur” (Faqja e Dritës), vëll. 18, fq. 56.



Burimi : Medya Şafak