Bosnja si sfidë për Evropën, Evropa si sfidë për myslimanët

nga Senada Tahirović | Publikuar në Jan. 1, 2019, 9:54 p.m.

Çdo herë kur përballemi me librat, qëndrimet, argumentet, pikëpamjet, programet dhe qëllimet politike, konceptet religjioze, kulturore dhe shoqërore të cilët na akuzojnë, përjashtojnë apo mohojnë, do të duhej në ndonjë mënyrë të përmbajtjes refleksive të kushtojmë vëmendjen në Serbinë tjetër, Kroacinë tjetër  (si dhe në Evropën tjetër) dhe atje të kërkojmë ato zërat të çmuara të cilët tek ne nuk shohin rrezikun por me ne dëshirojnë marrëdhënie miqësore dhe janë të hapur për dialog.

Në Zagreb me 10 dhjetor  të këtij viti në institutin pastoral të arqipeshkvisë është promovuar libri i historinait zagrebas, agjentit dhe gjeneralit Ivo Luçiq me titull “Nga zanat ilire gjer të udha e bardhë: anëve të historisë boshnjake dhe hercegovase”. Në libër Luçiqi flet për atë se Evropa as atëherë(sikurse sot) nuk ka kuptuar Shenoun të cilin, gjersa turqit” gjegjësisht myslimanët i kanë ndjekë të krishterët, ka paralajmëruar se është e zënë me interesat materiale gjersa nëpër dritare”buronte gjysmëhëna” – ashtu që për rëndësinë e librit na udhëzon edhe Boris Havel i cili mban qëndrimin se njerëzit të cilët vijnë nga civilizimet tjera në Evropë nuk do të integrohen, dhe që më së shumti do të tregon për Boris Havelin, Edward Saiti në librat e tij, në të cilin për  asnjërën nuk ka të drejtë.

Sidoqoftë ne këtu nuk do të flasim për librin e Ivo Luçiqit e as për lavdërimin që i bën Boris Haveli. Dhe jo për atë që qëndrimet dhe librat e tilla duhet injoruar. Librat sikurse e Luçiqit, të cilët mohojnë Bosnjën dhe Boshnjakët, akuzojnë myslimanët, islamin e shohin si pengesë apo barrierë për integrime, mohojnë krimet e luftës dhe gjenocidin kundër boshnjakëve, bëjnë thirrje në përjashtime dhe avokojnë muret ndarëse dhe rrjetat gjembore, ka shumë të tillë në historiografinë serbe dhe kroate. Me të tillë duhet të merren shkencëtarët tanë, historianët, juristët, sociologët dhe shkrimtarët. Këtu duam të tregojmë në përgjegjësin tonë myslimane para pikëpamjeve dhe ideologjive të tilla për mirëkuptim në Evropë, si dhe në mirëkuptimin tonë islam nga ana e Evropës.

Në atë vështrim, ne, myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk do të duhej anashkalojmë veprimin e vazhdueshëm  të këtyre ideologjive anakronike dhe kërcënuese. Por ato nuk do të duhej të na përkujtojnë nga heqja dorë nga dialogu dhe vetëkritika. Pikërisht nuk do të duhej të humbim nga shikimi se hapësira jonë për të ardhme gjendet, thjeshtë thënë, në më së paku dy Serbie dhe dy Kroacie.

Bëhet fjalë se çdoherë kur të përballemi me libra, qëndrime, argumente. Pikëpamje, program dhe qëllime politike, koncepte religjioze, kulturore dhe shoqërore të cilët na akuzojnë, përjashtojnë apo mohojnë, do të duhej në ndonjë formë të përmbajtjes refleksive të kushtojmë vëmendjen në atë Serbinë  dhe Kroacinë tjetër(sikurse edhe në atë Evropë tjetër) dhe aty të kërkojnë ato zëra të çmuara të cilët tek ne nuk shohin kërcënim por me ne dëshirojnë marrëdhënie miqësore dhe janë të hapur për dialog. E të tillë ka shumë. Ndoshta edhe më tepër se që jemi të vullnetshëm të shohim.

Në kontest të gjerë, përgjegjësinë për identitetin tonë mysliman, mbijetesën dhe perspektivën në Evropë nuk do të duhej, përkundër vështirësive të jashtme, politike dhe globale të hedhim në “anën tjetër”. Duke plotësuar përgjegjësin tonë burimore islame dhe detyrën, ne do të duhej të këmbëngulim në raportin kritik ndaj zbrazëtirave serioze në realitetin vetanak religjioz etik dhe social. Ne do të duhej më shumë të punojmë në zhvillimin e koncepteve teologjike të cilët në mënyrë të besueshme jetësore të përgjigjemi sfidave të mprehta dhe emergjente që së bashku me të tjerët i gjemë në shoqërinë boshnjako-hercegovase dhe në ambientin politik kulturor juridik evropian.

Përgjigja jonë ndaj librave dhe ideologjisë të cilët na shohin në “anashkalimin” evropian do të duhej të mbetet në angazhimin durues  dhe të qëndrueshëm ndaj dialogut, solidaritetit dhe miqësisë. Ashtu që do të rrisim gjasat për atë Serbinë tjetër, Kroacinë tjetër dhe Evropën tjetër, të zgjerojmë identitetet vetanake dhe perspektivën. Ashtu që do të rrisim gjasat për Bosnjën dhe Hercegovinë tjetër, të cilën në parathënien  e botimit kroat të  librit”Çifutët, krishterët , myslimanët-origjina dhe ardhmëria”, e nën titullin Bosnja dhe Hercegovina si sfidë për Evropën, e sheh mendimtari teolog gjerman Karl Josef Kuschel:”Bosnja e Hercegovina është sfidë për Evropën. Bashkëjetesa në mes religjioneve i cili këtu ka ekzistuar me shekuj me të gjitha kundërthëniet e tmerrshme, Evropa akoma e ka para vetes. Bashkëjetesa me hebraizmin e gjallë dhe islamin e gjallë është detyra për Evropën e mileniumit të tretë. Njëkohësisht Evropa është sfida për Bosnjën e Hercegovinës. Nga historia e Evropës Bosnja dhe Hercegovina  mund të mësojë që religjioni nuk bën të bëhet ideologji totalitare. Religjioni i cili e zmadhon nacionalizmin  bëhet propagandë fanatike”.



Burimi : Preporod