Drejt imazhit të ri të Bosnjës e Hercegovinës

nga Selman Selhanović | Publikuar në Jan. 7, 2019, 11:37 p.m.

Pa imazh personal mund të vijmë në rrezik që tjerët të na etiketojnë dhe të na përvetësojnë vlerat tona. Nevoja e brendimit ka për qëllim që të dekurajojë vëmendjen nga dukurit dhe ngjarjet negative, dhe vendosja e identitetit unik boshnjak të pranueshëm për të gjithë qytetarët të cilët Bosnjën e Hercegovinën e ndiejnë si shtetin e tyre.

Për një shtet, dhe vetë njësinë nga rëndësia jetike është që të ketë pamjen për veti, pamjen të cilën me kohë opinioni do ta njoh. Se çfarë pamje-perceptimi do të ketë, varet nga një varg faktorësh të cilët krijohen në marrëdhëniet përball ideve, qëndrimeve, koncepteve, paragjykimeve  etj., të cilat nëpërmjet prizmit të vet dhe përvojës së arritur me objektin. Vlerat e tilla të arritura thellë kanë të bëjnë me identitetin tonë dhe me formimin e imazhit tonë. Të dy këto termet, konceptet e identitetit dhe imazhit janë të lidhura në formë  kauzale. Njëra pa tjetrën nuk shkon, njëra e plotëson tjetrën. Identiteti është themelor dhe pikënisje, ndërsa imazhi është sajimi dhe prejardhja. Në situatat e caktuara mund të jetë njëra më e rëndësishme se tjetra, por esenca është të gjendet masa e vërtetë dhe marrëveshje e duhur. Sepse në rast se nuk ka identitet kualitativ nuk ka as imazh kualitativ dhe të suksesshëm.

Në planin e përgjithshëm, çdo identitet nënkupton karakteristika të vlefshme vizuale, simbolet dhe veçoritë. Sa dhe si janë këto veçoritë, për njohjen e Bosnjës dhe Hercegovinës në botë është vështir të caktohet. Është për të supozuar se në botë shumica kurrë nuk kanë dëgjuar dhe nuk dinë gjë për to, dhe në rast se kanë dëgjuar ajo ka qenë e shprehur gjatë viteve(1992-1995), kur në të është zhvilluar lufta dhe është fituar një pamje e shëmtuar. E tërë që ishte më herët dhe që është ndërtuar me shekuj sikurse ka rënë në ujë. Janë harruar në ndërkohë edhe Lojërat olimpike dimërore në Sarajevë në vitin 1984 dhe suksese tjera në shkencë, kulturë dhe sport.

Ajo për të cilën tani BeH njihet janë vlerat të cilat nuk janë thelbësore. Ashtu që Sarajeva si kryeqytet nuk do të duhej të njihej vetëm për qebapë, të cilët një numër i theksuar i turistëve e cekin, e me të cilën i minimizojnë vlerat tjera. Të insistohet vetëm në ofertë gastronomike do të ishte plotësisht e gabuar. Shumë më e rëndësishme është të prezantohen vlerat e asamblesë sarajevase dhe muzeut vendor, xhamisë së Gazihusrevbeut dhe bibliotekës, katedrales dhe kishës ortodokse serbe apo kolosët e të kaluarës boshnjako-hercegovase, manifestimet e reja kulturore dhe të ngjashme. Se si do të arrijmë  këtë varet prej neve.  Prandaj shumë prej tyre është në mentalitetin tonë boshnjak të cilën në kushtet e tanishme jetësore duhet urgjent të ndryshohet dhe të ndërtohet. Në rast se kjo nga vetvetja imponohet si nevojë, atëherë ndryshimet duhet të shkojnë për atë më të mirin, ashtu sikurse na mësojnë edhe vet parimet fetare. Kur’ani qartë tregon se çdo vepër njerëzore duhet të jetë drejtuar në interesin dhe mirëqenien e njeriut. “Më i miri prej juve është ai i cili njerëzve ofron më së shumti dobi”. Angazhimi individual është hapi i parë i cili do të përcaktojë vlerat tona para botës.

Ndoshta ata më të vjetrit nuk do të pajtohen për nevojën e ndryshimeve dhe pranimin e kritereve dhe standardeve të reja, por sikurse çdo kohë e mban barrën e vet ashtu edhe ne duhet të tregojmë vitalitetin dhe përshtatshmërinë. Ne për shembull, kemi mësuar nga gjyshërit dhe gjyshet tona se kualitetet dhe vlerat tona nuk duhet publikisht të shfaqim, pasi që nuk është mirë të lavdërohemi. Vlerat tona në këtë mënyrë i kemi ruajtur për vete. Mirëpo në nivelin global mënyra perëndimore e jetës e cila vjen nga shtetet e zhvilluara na mëson për diç tjetër. Perëndimi praktikon dhe propagon që vlerat e tyre të shfaqen haptas në opinion, dhe nëse nuk dinë të lëvdohesh nuk do të arrish as sukses në jetë. Në rast se nuk i pranojmë këto norma, thjeshtë koha do të na shkeli. Natyrisht jo me çdo çmim. Të gjitha, gjithsesi na udhëzojnë në nevojën e ndryshimit të mentalitetit tonë dhe në këtë mënyrë qasja më e hapur e jona në krijimin dhe prezantimin e vlerave  të veta.

Në përputhje me këtë, hapi i parë i cili është i rëndësishëm në promovimin e llojit të vet është që të ndryshohet mentaliteti. Në këtë ndryshim të mentalitetit, gjegjësisht të pamjes vetanake na udhëzon edhe verseti kuranor i cili thotë:” Allahu nuk do të ndryshojë gjendjen e një populli gjersa vet ai popull nuk ndryshon vetveten”. Thjesht, mënyra më e mirë është të ndryshohet gjendja e cila projekton këtë pamje, dhe më tej të punohet në atë që botës të prezantojmë ato ndryshime të cilët në çdo rast Bosnjën e Hercegovinën të shfaqim në pamjen e vërtetë. Këtë posaçërisht e theksojmë”në dritën e duhur”, pasi që përveç asaj që nuk është bërë, e do të duhej bërë me angazhimin dhe forcat tona, duhet të dimë se ka të tillë që BeH-së nuk i duan të mirën, dhe për atë krijojnë imazhin negativ. Duhet të jemi të vetëdijshëm, veçanërisht sot pas agresionit dhe luftës në BeH, kur BeH duan të tregojnë si vatër të terrorizmit në Evropë. Gjegjësisht me fabrikimin e negacioneve dhe errësirës përpiqet që të shembet reputacioni i BeH-së dhe të parandalohet ajo  në zhvillimin dhe prosperitetin e saj. Prandaj përmirësimi dhe ndërtimi i imazhit të ri imponohet si domosdoshmëri.

Për fat të keq, BeH në atë aspekt gjendet shumë prapa. Nga njëra anë është prezente konkurrenca dhe kontestet, ndërsa nga ana tjetër potencialet të cilët nuk janë shfrytëzuar sikurse që është pozita gjeografike dhe urbane, trashëgimia natyrore dhe kulturore, etj. Ajo që e ngarkon dhe largon në zhvillim, atë që të tjerët e kanë imponuar  si stereotip dhe negativitet mundet dhe duhet të tejkalohet me potencialet njerëzore, natyrore, kulturore dhe të tjera. Në rast se BeH kanë imazh të keq në të cilin në kohë të fundit ndikojnë edhe korrupsioni dhe nacionalizmi, imazhi i tillë i krijuar mund të eliminohet me marrjen e kontrollit dhe udhëheqjes së organizuar të identitetit dhe imazhit të vendit. Për diç të tillë, natyrisht është i nevojshëm plani strategjik i cili nënkupton veprim të përbashkët, marrëveshje për shfaqjen unike i cili do të tërhiqte kapitalin ekonomik të nevojshëm për zhvillimin  e vendit.

Kjo nuk është punë e cila nuk punohet pa plan dhe projekt, ashtu në dorë të shpejtë, por kjo punë e brendimit po punohet me dekada. Problemi është se as institucionet e entitetit e as ato shtetërore nuk po punojnë gati asgjë në atë që kjo gjendje të ndryshoj kualitativisht. Praktikisht shumë pak ose aspak nuk investohet në fuqizimin e vlerave vetanake bile as që udhëhiqet me imazhin, gjë që reflektohet në zhvillimin shtetëror dhe në pozicionimin tonë në planin botëror. Arsyet e kësaj qëndrojnë në sistemin shoqëror politik dhe në mundësit historike të cilat ndaj BeH-së si shtet ishin të prira armiqësisht. Historia tregon se BeH gjithmonë ka pas armiqtë të vet të brendshëm dhe të jashtëm, ata të cilët kanë dashur të përvetësojnë apo të përfshijnë atë.

Çdoherë të tjerët janë përzier dhe kanë qepur fatin e saj. Për shkak të kësaj, mund të themi se në BeH është krijuar  imazhi i cili në asnjë rast nuk ka qenë sipas dëshirës së qytetarëve të saj. Një janë dëshirat, e tjetër mundësitë, Është e nevojshme  tani vendosja e vlerave të vërteta dhe të gjenden masat e vërteta. Pa veprim të përbashkët vështirë që mund të arrijmë. Nga ana tjetër është e nevojshme me ditë se në rast se nuk kemi imazhin vetanak atëherë do të vijmë në rrezik që të tjerët të na etiketojnë dhe të përvetësojnë vlerat tona.  Ashtu që të tjerët për shembull kanë përvetësuar vlerat autoktone, qenin boshnjak tornjakun  e kanë regjistruar në federatën evropiane rinologjike si qen kroato-boshnjak tornjak.

Në mënyrë të njëjtë, kandidimi i përmendoreve si trashëgimi kulturore botërore pran UNESCO-së të cilët në raportin prej 90% gjenden në BeH, nuk ka mundur të realizohet pa pjesëmarrjen  dhe me përvetësimin e trashëgimisë sonë kulturore nga ana e Serbisë dhe Kroacisë. Lista e shembujve të tillë do të ishte e madhe, dhe  rasti të jetë më i rëndë, nuk është përmbyllur. Prandaj imperativi, përvetësimi dhe adoptimi mund të parandalohet vetëm me ndërtimin e vlerave tona, imazhit tonë, me të cilin njëkohësisht vendoset edhe siguria në vetvete. Ky është prioriteti i të gjithë prioriteteve.

Fjala është për nevojën e brendimit i cili për qëllim ka kthimin e vëmendjes nga ngjarjet negative, dhe vendosja e identitetit unik të BeH të pranishëm për të gjithë qytetarët të cilët BeH-në e ndiejnë si shtetin e tyre. Kjo do të thotë se mbi të gjitha të theksojnë përparësitë e kualitetit me të cilët do të ishim  të njohur në botë. Për fat të keq, pamja e BeH-së akoma është e paqartë dhe plot moskuptim sikurse brenda saj ashtu edhe të raportit ndaj botës. Në ato raporte BeH-ja është paraqitur si vendi i luftës në të cilën vështirë është të krijohet progresi i arritur. Si i shohin të tjerët  në BeH tregojnë hulumtimet e fundit të “Country Brand Index” sipas së cilës BeH gjendet në pozitën e 82-të në botë për fuqinë e brendit të saj, e cila në një masë trimëron pasi që shumë shtete më të mëdha nuk gjenden fare në sondazh.

Hulumtimi  i dytë – i Fondacionit gjerman Friedrich Ebert të cilën e ka kryer dr. Bozho Skoko nga Universiteti i Zagrebit, ka treguar disa perspektiva dhe mundësi, si dhe pengesa në rrugën e brendimit të BeH-së. Në studimin e cila është kryer me këtë rast të anketuarit e tri popujve të cilët jetojnë në BeH janë deklaruar se në krijimin e identitetit të ri në pozicionimin ndërkombëtar të BeH-së kanë kontribuar faktorët e poshtë cekur.

Pa dyshim, është e qartë se Boshnjakët dhe Kroatët më së shumti besim kanë në mentalitetin e njerëzve, mikpritjen dhe çiltërsinë, gjersa Serbët preferojnë më shumë bukurit natyrore dhe diversitetin. Potencialet e përbashkët, mentaliteti dhe kultura janë bazë për njohjen e re ndërkombëtare. Duke nisur nga ajo në përmirësimin e imazhit, gjegjësisht ndryshimit të tij, ajo nuk nënkupton kopjimin  e vlerave të tjerëve, por duhet bazuar në autencitetin dhe origjinalitetin. Vetëm vlerat e tilla njihen dhe vijnë në shprehje. Si për shembull, është e njohur dhe e pranuar se zviceranët janë bankier, skotlandezët koprac, Spanja është vendi i toridës dhe flamengos, Holanda vendi i tulipanëve, Itali vendi i shpagetave etj.

Sa është rëndësia e formimit dhe ndryshimit të imazhit në mënyrë ilustruese mund të shohim në shembullin e Gjermanisë e cila po të mos kishte investuar në përmirësimin e imazhit të saj të cilën e ka marrë nga Lufta e dytë botërore, do të kishte mbetur e njohur dhe e shënuar si vendi i Hitlerit dhe nazizmit. Por, ajo me veprimin e menduar u ngrit në njërën nga shtetet më të fuqishme të Evropës dhe botës për të cilën vlen tani se është vend në të cilin sundon rendi, puna dhe disiplina. Ajo është vend i jetës së mirë, e hapur dhe e preferuar për shumë kombe.

Në procesin e ndryshimit dhe ndërtimit të imazhit të ri eksperti Wally Olins, duke punuar në fuqizimin e brendit të Britanisë së Madhe ka treguar  shtatë hapa. Këto hapa mund të jenë shembull edhe për të tjerët dhe ka të bëjnë me: 1. Vendosja e këshillit punues për rinisjen e programit në përbërje të së cilës duhet të gjenden përfaqësuesit e qeverisë, ekonomisë, kulturës, fakulteteve dhe mediave. 2. Përcaktimi se si kombi percepton vetveten, dhe se si shteti është i perceptuar jashtë, 3. Zhvillimi i konsultimeve me krijuesit e opinionit publik, 4. Krijimi i idesë qendrore në bazë të cilës ekspertët do të zhvillojnë strategjinë e vet, 5. Zhvillimi i prezantimit vizual të idesë qendrore, 6. Të përshtaten porosit të cilët plasohen nëpërmjet turizmit, investimeve dhe eksportit, 7. Projektimi i programeve në vendin amë se si të nis programi i aktiviteteve shtetërore nëpërmjet aktiviteteve të organizatave të caktuara në tregti, industri, art, media, etj. Në thelb imazhi i shtetit paraqitet si produkt i drejtpërdrejtë si i tillë, duke përfshirë besimin e konsumatorëve dhe se vazhdimisht duhet ripërtërirë dhe zhvilluar. Për këtë arsye janë të domosdoshme hulumtimet dhe kontrollet e tregut, përcjellja e dëshirave dhe shkaqeve të ndryshimeve. Në shtetet e organizuara në asnjë rast nuk i lihet stihisë. Qeveritë në shtetet e tilla kanë seksionet dhe institucionet të cilat kujdesen për promovimin e tyre. Anglezët kanë, nëpërmjet rrjetit radio dhe televiziv BBC prezantimin shumë të zhvilluar mediatik, Gjermania nëpërmjet institutit të Goethes promovon gjuhën dhe kulturën gjermane dhe tjerë. Ajo që të gjithëve është e përbashkët është përpjekja e tyre që në botë të paraqiten në pamjen sa më të mirë. Në promovimin e vlerave të veta ato investojnë shuma të mëdha parash duke pritur që ato do të kthehen të shumëfishuara.

Kur është në pyetje BeH kemi cekur se pamja e saj në botë është e keqe, dhe është e domosdoshme të ndryshohet. Se situata është e tillë na dëshmon ndarja politike në rritje. Natyrisht, mbyllja e syve para këtyre, si dhe mbyllja në kornizat dhe vlerat e veta askund nuk na dërgon, “Bashkimi evropian dhe sundimtarët e saj, nuk mund të pranojnë vlerat e nacionaliteteve, pasi që kjo do të mohonte idenë tërësishme evropiane”.”Kjo do të kalon atë moment kur ata popujt(në Ballkan) shohin se Evropa dhe vlerat nacionale fitohen me angazhim fizik dhe shpirtëror dhe punë të pandërprerë”. A nuk është kjo porosi dhe udhëzim në cilën drejtim duhet të ecin shtetet e Ballkanit, e me të edhe BeH. Identiteti nacional gjithnjë më shumë lidhet me kategorinë ekonomike, dhe jo vetëm ato politike.

Në rast se duam të jem faktor, e jo objekt është e nevojshme të arrijmë pozitën. Ajo që është e keqe dhe negative botën nuk e intereson.  Është e domosdoshme të kthehemi vetes, dhe vlerat dhe përparësitë tona  të afirmojnë në mënyrë më të mirë të mundshëm. Festivali i filmit të Sarajevës (SFF) është njëri nga mënyrat e shumta. Apo Forumi i Biznesit sarajevas, konferenca ndërkombëtare investuese e cila si qëllim ka prezantimi i potencialeve të BeH, rajonit në botë. Në atë kontest Sarajeva si kryeqytet ka mundësi të jetë shembull i ndërtimit të imazhit të ri në mënyrë që të jetë më i hapur për të gjitha idetë, dhe të jetë shembull i cili do të lidh dhe do të mbajë bashkërisht tërë territorin e BeH-së. Vetëm qytetet e tilla të hapura mund të hyjnë në garën konkurruese në tregun botëror.

Se BeH ka potencialet e saja dhe botës ka çfarë të tregojë konfirmojnë atraksionet natyrore në të cilën përfshijmë parqet nacionale: Sutjeska, Kozara, Una dhe të tjera, ujëvarat e Plivës dhe Kravicës, burimi i lumit Buna dhe liqe dhe malet e shumtë. Aty janë edhe lokalitetet historike sikurse: Qyteti i vjetër i Bobovcit, Urës së vjetër, Bashçarshisë, kështjellës Kastel, qytetit nga guri Poçitelj. Poashtu botës mund të ofrohen produktet nga BeH sikurse kumbullat e thata, djathi i livnos dhe travnikas, kripa tuzllake e gjer te uji për pije etj. Poashtu mund të krenohemi me kolosët e letërsisë dhe artit të BeH-së, sikurse Mehmedalia Dizdarin, Aleksa Shantiqin, Antun Shimiqin, Mesha Selimoviqin, Abdullah Sidranin, Nexhat Ibrishimviqin, Isnam Taljiqin,etj, artistëve të filmit: Danis Tanoviq, Jasmilla Zhbaniq, Aida Begiq-Zupçeviq, Emir Hagjihafizbegoviq. Poashtu edhe piktorët: Mersad Berber, Safet Zec, Xhevad Hozo... Të gjithë këta, këtu nuk mund të i numërojmë, ndërsa të gjithë ata kontribuojnë imazhit pozitiv të Bosnjës e Hercegovinës.

Në atë aspekt, botës të prezantojmë atë që na lidh dhe që na ka lidh me shekuj. A nuk është Bosnja e Hercegovina vend i diversiteteve e cila lidh Lindjen dhe Perëndimin, krishterimin dhe islamizmin. Imazhi i multikulturalitetit  është diç me të cilin jemi të njohur. Madje, 86% boshnjak, 84% kroat dhe 82% serb konsiderojnë se Bosnja e Hercegovina është”po aq boshnjake,  kroate dhe serbe”. Përfundimisht, imazhi mund të ndryshojë vetëm me veprimin e përbashkët dhe vizionin e përbashkët të ardhmërisë së vendit. Në rast se jo për neve, atëherë për gjeneratat që vijnë.



Burimi : Preporod