204 mijë e 780 persona janë marrë në paraburgim në operacionet e drogës së vitit 2018 në Turqi

Publikuar në Jan. 9, 2019, mesnatë

Është raportuar se në 147 mijë e 562 operacione të drogës të zhvilluara vitin e kaluar, 204 mijë e 780 persona janë marrë në paraburgim dhe 23 mijë e 134 të tjerë janë arrestuar.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Brendshme, në operacionet e zhvilluara nga ana e forcave të sigurisë vitin e kaluar ndaj shitësve të drogës, numri i të burgosurve dhe të paraburgosurve, si dhe sasia e drogës së konfiskuar në këto operacione, ka thyer “rekordin e periudhës së Republikës”.

Në 147 mijë 562 operacione të drogës të kryera nga forcat e sigurisë vitin e kaluar, 204 mijë e 780 persona u paraburgosën dhe 23 mijë e 134 të tjerë u arrestuan.

Është raportuar se në këto operacione janë konfiskuar  rreth 18 ton heroinë, 1 ton e 165 kilogramë kokainë, 8 milionë e 556 mijë e 529 pilula si dhe 1 ton e 168 kilogram bonzai.



Burimi : Sputnik News