Dokumenti i strategjisë nga organizata britanike: Aktivizoni sektorin e argëtimit kundër Kinës dhe Rusisë, mobilizoni agjentët kulturorë

Publikuar në Jan. 10, 2019, 1:50 a.m.

Në dokumentet e ‘Integrity Initiative' të publikuara nga grupi ndërkombëtar i hakerëve Anonymous, institucioni i financiuar nga Ministria Britanike e Punëve të Jashtme, mbështetet në strategjinë drejt bërjes së propagandave kundër Rusisë dhe Kinës dhe manipulimit të çmimeve si Oscar dhe Balta, nga ana e Hollivudit sektorëve të tjerë të filmave perëndimorë.

Janë publikuar edhe dokumente të metodave të luftës psikologjike të organizatës së quajtur Integrity Initiative (Iniciativa për Integritet), e cila u krijua për t'u përdorur për aktivitetet e Luftës së Ftohtë kundër Rusisë dhe e cila financohet nga Ministria e Jashtme Britanike.

Në dokumentin drejt bërjes së propagandave kundër Rusisë dhe Kinës dhe manipulimit të çmimeve si Oscar dhe Balta, nga ana e Hollivudit sektorëve të tjerë të filmave perëndimorë, thuhet kështu:

“Në mënyrë që të luftojmë gjithnjë e më shumë autoritarizimin e tendencave në mbarë botën dhe përjashtimin nga liberalizmi, ne duhet të rifokusojmë dhe rigjallërojmë sektorin perëndimor të argëtimit. Por a mund të bëhet kjo pa propagandë?”

Ky dokumenti tërheq vëmendjen tek gjigantët e argëtimit që tregtarët kinezë kanë blerë me çmimin e volitshëm në 10 vitet e fundit: Zinxhiri i dytë më i madh amerikan i kinemasë, AMC Theaters, studio amerikane e filmit, Legendary Entertainment dhe Dick Clark Productions i cili organizon shumë ceremoni të rëndësishme të filmit.

Në dokument thuhet se: “Tashmë nuk është e lehtë të bëhen filma të cilët kritikojnë politikat e kaluara dhe të tanishme të Pekinit / Kinës, edhe nëse bëhen, ata nuk do të mund të shfaqen në zingjirët amerikan që posedojnë kinezët”, dhe vihet në dukje se: “Kur studiot tashmë e dinë se projektet e ndjeshme politikisht do të dëmtojnë jetën e tyre, ato i drejtohen direkt vetëcensurimit dhe çështja zgjidhet.”

Dokumenti i cili bartë nënshkrimin e Victor Madeira, një nga hulumtuesit kryesor të organizatës Institute for Statecraft, pranon se tani është një detyrë shumë e vështirë për të shitur vlerat liberale demokratike, duke justifikuar këtë si rezultat i përqendrimit të Hollivudit në përfitim dhe faktin se në një botë të polarizuar, shikuesit nuk shohin më një përmbajtje të tillë si interesante apo të hapur ndaj pritjes.

Dokumenti i cili përqendrohet në marrjen e mjeteve nga Kina dhe përdorimin e tyre kundër Perëndimit, si rezultat i paparashikuar dhe i paqëllimtë i sistemit kapitalist të publikuar nga vet Perëndimi, si zgjidhje për këtë rekomandon që veçanërisht prodhuesit dhe shkrimtarët të luajnë rolin e udhëheqësve të bindjeve si dhe të trajtohen politikisht nga agjentët që ndikojnë në komunitet, në mënyrë që të mund të paraqesin mesazhin ‘e duhur’ në filmat e tyre.

Këshillat vazhdojnë kështu:

“Si koordinohen brenda bashkëpunimit SHBA-ja dhe forcat e tjera argëtuese globale individualisht apo bashkërisht? Përfitoni nga deklaratat e ekspertëve të vërtet siq janë shkrimtarja Martha Bayles dhe akademiku Nick Cull.”

Dokumenti, i cili shton se agjentët që përfaqësojnë interesat e ‘Integrity Initiative’ mund të dalin kundër komisioneve relevante qeveritare, paralajmëron që të mos fokusohet vetëm në produktet e rezultatit, por në të njejtën kohë, edhe në rrjetin e madh të përbër nga ngjarjet, institucionet dhe komisionet rreth tij.

“Merrni parasysh arritjen dhe ndikimin global të organizatave dhe çmimeve si Oscar, Grammy, Brit, BAFTA, Akademia e Filmit.”

Në vend se të fokusohet vetëm tek SHBA-ja, këshillohet që të trajnohen ndaj industrisë së huaj të filmit e cila është më e respektuar për shikuesit.

Filmi Leviathan i vitit 2014 Përkujtohet, kështu: “Komunitetet ruse dhe madje edhe kineze nuk duhet të bëhen rajone të ndaluara për mbështetjen e Perëndimit.”

Filmi Leviathan i datës 2014 dhe i financiuar nga ana e qeverisë ruse, u nominua në kategorinë Filmi më i Mirë në gjuhë të huaj dhe fitoi çmimin për Skenarin më të Mirë në Festivalin e 67-të të Filmit në Kanë.

Autori i dokumentit mendon se rrjeti kulturor dhe aktivitetet e agjencisë kulturore mund të financohen nga një buxhet prej 2 milionë sterlinash (2.5 milion dollarësh) nga Ministria Britanike e Punëve të Jashtme. Por u zbulua se ‘Integrity Initiative’ ka marrë para edhe nga NATO.

Në lidhje me këtë pikëpamje, RT ka bërë këtë vlerësim:

“Supozoni se shërbimi i sigurisë ruse, FSB, siguron mbështetje për prodhuesit e filmave politikë në Shtetet e Bashkuara. Çfarë do të ndodhte nëse prokurori special Robert Mueller, (i cili kishte hetuar pohimet e pajustifikuara se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA), të kishte zbuluar se filmi më i fundit dokumentar i Michael Moore, i cili kritikoi kushtetutën amerikane, është bërë me ndihmën humanitare të Kremlinit? A do të mund të konsiderohet si një lojë e drejtë?”

RT vuri në dukje se sipas qeverive perëndimore dhe organeve të mediave, Helmetat e Bardha të cilat kanë bërë komplote të ndryshme siq janë sulmet kimike, janë engjëj mirësie, dhe rikujtoi se dokumentari i vitit 2016 britanik Helmetat e Bardha, i shpërndarë nga gjiganti amerikan i filmave, Netflix, mori çmimin si Filmin më i Mirë Dokumentar i Shkurtër në çmimet e 89-të Oscar. Dhe këtu u vu në pyetje roli i Integrity Initiative apo organizatave të ngjashme.



Burimi : Sputnik News