Udhëheqësi ortodoks i Polonisë: Jam i shqetësuar se Kisha Ortodokse e re ukrainase ka krijuar kaos në Poloni

Publikuar në Jan. 13, 2019, 2:28 a.m.

Metropoliti i Kishës ortodokse të Polonisë, Sawa kanë thënë se është i shqetësuar nga fakti se Kisha e re Ortodokse e ndërtuar në Ukrainë ka shkaktuar kaos në Poloni.

Sawa u shreh se në Poloni, ka rreth 1 milion punëtorë ukrainas dhe se metropoliti i ri i Kishës Ortodokse të Ukrainës, Yepifaniy mund të formojë komunitetet e veta në Poloni, si dhe vuri në dukje se është i shqetësuar nga ky fakt.

Sawa u shpreh kështu: “Kam dëgjuar se sektori radikal nacionalist i Ukrainës ka krijuar themelin për vizitën e Yepifaniy në Poloni. Ka mundësi për kaos.”

‘PARA SE TË MERREN ME KISHA, LE TA NDALIN LUFTËN E CILA PO VAZHDON’

Duke komentuar ndërhyrjen e qeverisë së Kievit në çështjet e kishës, Sawa u shpreh kështu: “Autoritetet ukrainase duhet së pari të bashkojnë vendin, t'i japin fund luftës dhe vetëm atëherë të merren me çështje të tilla si kisha.”

Kisha Ortodokse Polake, me 600,000 besimtarë, është e pavarur nga Kisha Ortodokse Ruse, mu ashtu si nga Kisha e Re Ortodokse e Ukrainës.

Ortodoksët në vendet e BE-së  prej 38 milionë, kryesisht katolikë, përfaqësojnë një grup relativisht të vogël pakicë.

KISHA UKRAINASE KISHTE FITUAR PAVARËSI

Me ritualet e mbajtura në fundjavë, Patriarku grek Bartholomeos i kishte dhënë Ukrainës dokumentin Tomos i cili parasheh dhënien e pavarësis për Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Dhënia e statusit të pavarësisë për Kishën e Ukrainës, shihet si  ndarja më e madhe në Kishën Ortodokse në një mijë vitet e fundit.

Disa kisha ortodokse, sidomos Kisha Ortodokse Ruse, e kundërshtojnë këtë situatë.

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse,Kirill i dërgoi një letër Bartholomeos javën e kaluar duke i bërë thirrje që të mos i jap metropilitit Yepifaniy dekretin i cili e njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës.



Burimi : Sputnik News