Irani akuzon vendet evropiane për “mbrojtje të terroristëve”

Publikuar në Jan. 15, 2019, 8:45 p.m.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka thënë se vendet evropiane, Franca, Hollanda dhe Franca kanë mbrojtur terroristët të cilët kanë vrarë  12 mijë iranian.

Përmes llogarisë së tij në mediat sociale, Zarif i është përgjigjur deklaratave të autoriteteve  holandeze dhe daneze në lidhje me Iranin.

Zarif tha se vendet evropiane, në mesin e të cilave edhe Danimarka, Holanda dhe Franca kanë mirëpritur terroristët të cilët vranë 12 mijë iranian me Organizatën e Muxhahidinëve e cila ishte  pjesë e krimeve të Sadamit të kryera kundër kurdëve irakian, si dhe shtoi se: “Fajësimi i Iranit nuk do të shpëtoj Evropën nga përgjegjësia e mirëpritjes së terroristëve.”

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia Holandeze për Sigurinë dhe Inteligjencën (AIVD), ishte njoftuar se në vitin 2015 dhe 2017 në Holandë ka pasur të dhëna të forta në lidhje me atë se Irani ka lidhje në vrasjen e personave me prejardhje iraniane. Në një deklaratë me shkrim në lidhje me këtë çështje, minstri i jashtëm Stef Blok tha se me rekomandimin e Holandës, Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur sanksione ndaj shërbimit të inteligjencës iraniane dhe disa prej drejtuesve të saj, duke shtuar se asetet financiare të këtyre personave në Evropë, ishin të bllokuara dhe ishte ndaluar udhëtimi i tyre në Evropë.

Ministri i Jashtëm danez Anders Samuelsen tha se BE do të vendos sanksione mbi shërbimin e inteligjencës së Iranit, duke u shprehur kështu: “Një fitore e rëndësishme për politikën e jashtme evropiane. BE ka vendosur të vendosë sanksione mbi shërbimin e inteligjencës iraniane për shkak të planifikimit të një atentati në territorin evropian. Ky është një vendim shumë i fortë për të treguar se një sjellje e tillë nuk do të pranohet në BE.”

Irani akuzon vendet si Holandën, Danimarkën dhe Francën për mbështetje të Organizatës së Muxhahidinëve të Popullit, organizatës Al Ahvaziyah dhe organizatave të tjera të armatosura opozitare.



Burimi : Sputnik News