Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit: Është aktivizuar plani për të mobilizuar mercenarët kundër Iranit

Publikuar në Jan. 15, 2019, 9:07 p.m.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bakiri u shpreh se ‘Armiqtë e Iranit kanë aktivizuar një plan i cili do të shkaktoj shqetësime të brendshme në vend dhe do të mobilizoj mercenarët kundër Iranit’.

Sipas njoftimeve të medias shtetërore iraniane, Bakiri i cili mori pjesë në konferencën e klerikëve të lartë në forcat e armatosura, argumentoi në fjalimin e tij se janë vënë në praktikë plane të ndryshme kundër Iranit.

Bakiri u shpreh se armiqtë e Iranit kanë bërë investime të mëdha që revolucioni të mos e arrij 40 vjetorin e tij, dhe tha se: “Ata  mobilizuan të gjitha mjetet për të prishur paqen dhe stabilitetin në vend”, duke shtuar se: “Armiku erdhi në përfundimin se një hap ushtarak kundër Iranit gjatë periudhës së kaluar do të ishte shumë i kushtueshëm dhe nuk do të kishte  ndonjë rezultat. Për këtë arsye, ata aktivizuan një plan i cili do të shkaktoj shqetësime të brendshme në vend dhe do të mobilizoj mercenarët kundër Iranit.”

‘FORCAT E ARMATOSURA TË IRANIT PO RRISIN AFTËSIT E TYRE TË MBROJTJES’

Bakiri u shpreh se: “Nëse armiku arrin në përfundimin se lufta kundër Iranit do të sjellë më shumë dobi sesa dëme, ata nuk do të ngurrojnë të sulmojnë”, duke vënë në dukje se forcat e armatosura të iranit janë të gatshme në çdo fushë dhe se “pavarësisht planeve të armikut”, ato po rrisin forcat e tyre të mbrojtjes.

Bakiri vuri në dukje se SHBA shpenzoi  720 miliard dollar nag shpenzimet parlamentare për shpenzimet ushtarake në 2019, ndërsa vendet në Izrael dhe Gjirin Persik kishin buxhete të mbrojtjes prej 100 miliard dollar në vit.



Burimi : Sputnik News