Kuriozitete: Në Librin e Guinnessit Kur’ani më i vogël në botë ekspozohet në Jeddah

Publikuar në Jan. 17, 2019, 9:09 p.m.

Kopja më e vogël e Kur'anit në botë është në ekspozitë në një panair libri në Jeddah, Arabia Saudite.

Sipas faqes së internetit të al-Khaeeg, kopja është renditur në Rekordet Botërore të Guinnessit si kopja më e vogël e Librit të Shenjtë të Islamit.

Kur’ani është 8 milimetra, tha Muhammed Saidd Kerim, një dijetar në Universitetin King Abdul Aziz të Jeddah.

Ekspozita është paraqitur në Panairin e 4 Ndërkombtar të Librit të qytetit që filloi më 26 dhjetor dhe do të vazhdojë deri më 5 janar 2019.

Motoja e Panairit të Librit të këtij viti është "Libri, Paqja dhe Toleranca".

Rreth 400 botues nga 40 shtete kanë paraqitur librat e tyre të fundit në këtë veprimtari kulturore.