Leksione Në Dispozitat Islame

Publikuar në Jan. 17, 2019, 9:19 p.m.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Zotit të Botëve! Paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi krijesën më të mirë, Muhamedin dhe familjen e tij të pastër!

Allahu i Lartësuar thotë: “Por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet prapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet.” (Sure “Et Teube”, ajeti 122).

Është mëse qartë se fik’hu (jurisprudenca) është shkenca që e organizon jetën dhe veprimtaritë e ndryshme të myslimanit. Njeriu e ka të pamundur ta organizojë jetën dhe ta jetojë atë pozitivisht, nëse nuk do të ketë njohuri mbi fik’hun që e rregullon atë. Gjithë veprimtaria e njeriut organizohet nën dritën e fik’hut. Pa e njohur fik’hun, jeta e tij shoqërore merr një rrjedhë të mbushur me anarki, konfuzion, armiqësi, grindje dhe luftëra. Sheriati është kujdesur për organizimin e jetës shoqërore.

Bazuar në këtë ajet të begatë në vazhdën e programit të saj për përgatitjen e literatuarve islame, Shoqata Flladi këtë radhë sjell në duart e lexuesve librin me titull: Leksione Në Dispozitat Islame 1. Ky libër përmban mësime rreth Fikhut të Medhhebebit të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!).

Në këtë libër do të lexoni:

FIK’HU DHE ORGANIZIMI I JETËS SË NJERIUT

RËNDËSIA E SQARIMIT TË DISPOZITAVE DHE I MËSIMIT TË TYRE

RRUGËT E MBËRRITJES TE DISPOZITA E SHERIATIT

PËRSE TAKLIJDI? SI?

LLOJET E PASTËRTISË DHE SEKRETET E SAJ SHPIRTËRORE

ABDESI

QËLLIMET E ABDESIT DHE ADHURIMET QË LIDHEN ME TË

RËNDËSIA E NAMAZIT DHE ROLI I TIJ POZITIV NË JETËN E NJERIUT

HYRJA NË NAMAZ

PJESËT E NAMAZIT DHE VEPRIMET GJATË TIJ

AGJËRIMI

HAXHI

ZEKATI... etj.

Shoqata Flladi falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e nderuar e të palodhur në që bashkëpunuan në përgatitjen e këtij libri. Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër!

Shpresojmë që së shpejti të përgatitet edhe volumi i 2 i këtij libri!

Këtë libër e gjeni në bibliotekën online: www.dritaeehlibejtit.com

Allahu është Ai që jep sukses dhe mbarësi.

Allahu na i pranoftë përpjekjet dhe punët të gjithëve!