Keni frikë nga dita kur do të hakmerremi për muslimanët

Publikuar në Jan. 17, 2019, 9:26 p.m.

Komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Ali Xhaferi, kërcënimet e fundit të kryeministrit izraelit sionist, Benjamin Netanjahu se “Nëse Irani nuk i largon shpejt trupat dhe pajisjet ushtarake në Siri, Izraeli do të vazhdojë të sulmojë pozicionet iraniane”, i ka përshkruar si qesharake, duke u shprehur se: “Republika Islamike e Iranit; Këshilltarët, pajisjet ushtarake dhe armët e Iranit në Siri do të vazhdoj të qëndrojë në Siri për të mbrojtur popullin e shtypur sirian, dhe për të stërvitur ata në mënyrë që të rrisin aftësitë mbrojtëse të rezistencës islamike.”

Xhaferi vuri në dukje se: “Deklarata se Irani nuk ka fuqi ushtarake në Siri nënkupton se Irani nuk ka njësi ushtarake në Siri.”

Duke iu referuar zyrtarëve sionist, Komandanti i Gardës Revolucionare u shpreh kështu: “Të jeni të bindur se ne nuk i marrim parasysh kërcënimet tuaja qesharake dhe dijeni se është urtësi e madhe që të qëndrojmë të durueshëm ndaj sulmeve tuaja.”

Xhaferi u  shpreh kështu: Pa dyshim, në një kohë e cila nuk mund të jetë shumë larg, do të mësoni për durimin dhe shpërblimin. Por e di se po luan me bishtin e luanit! Keni frikë nga dita kur raketat tona të shtyra do të shpërthejnë në kokën tuaj për t'u hakmarrë për gjakderdhjen e pajustifikuar të myslimanëve të shtypur të rajonit.



Burimi : Rast Haber