Arabia Saudite i zhvendosë luftëtarët tekfiristë nga Siria në Ukrainë

  • None
Publikuar në Qershor 9, 2014, mesnatë

rabia Saudite ka dërguar një numër të madh të luftëtarëve tekfiristë nga Siria në Ukrainë për të luftuar protestuesit pro-rusë në këtë shtet evropian.


     Një numër i madh i luftëtarëve tekfiristë terroristë në Siri, të cilët kanë nënshtetësi Saudite dhe Çeçene dhe kanë përkrahje financiare dhe ushtarake nga agjencia e inteligjencës të Arabisë Saudite, janë transferuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, me disa aeroplanë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës në luftën e saj kundër popullatës pro-ruse, tha një zyrtar i sigurimit Arab të  FNA të dielën në kushte anonimiteti për shkak të fshehtësisë.

 

     Forcat janë dërguar menjëherë në qytetin Kramatosk në Ukrainën Lindore, dhe tani janë duke luftuar krahas forcave ushtarake të Ukrainës kundër pro-rusëve nën emrin e milicive që mbështesin qeverinë, shtoi burimi.


    Burimi shpjegoi se Arabia Saudite kërkon të marrë hak nga Rusia dhe nga popullsia pro-ruse në Ukrainë për shkak të mbështetjes së Moskës për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad në luftën kundër grupeve rebele.


    Verën e kaluar, ish-shefi i shërbimit të fshehtë Saudit, Princi Bandar thuhet se i ofroi Presidentit rus, Putin, një marrëveshje, duke thënë se në qoftë se Rusia braktisë Sirinë, Arabia Saudite do të mbrojë Lojërat Olimpike Sochi nga terroristët islamikë. Putini me zemërim e ka kundërshtuar ofertën. Në muajin janar, dy shpërthime terroriste, për të cilat Sauditët janë fajësuar, kanë ndodhur vetëm 400 kilometra larg nga vendi i Olimpiadës Dimërore në Soçi, Rusi.

 

     Sipas disa informatave diplomatike, gjatë takimit të verës së kaluar, Princi Bandar ka kërkuar bashkëpunimin e Rusisë për disa shqetësime në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Sirinë, dhe i tha Putinit, Unë mund të ju jap një garanci për të mbrojtur Olimpiadën e Dimrit në qytetin e Soçi në Detin e Zi vitin e ardhshëm. Grupet çeçene që kërcënojnë sigurinë e lojrave olimpike janë të kontrolluara nga ne.

 

     Putin thuhet se u përgjigj, Ne e dimë që ju i keni mbështetur grupet terroriste çeçene për një dekadë. Dhe kjo mbështetje, të cilën ju keni thënë tani, është krejtësisht e papajtueshme me objektivat e përbashkëta të luftës kundër terrorizmit global që keni përmendur. Ne jemi të interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore në bazë të parimeve të qarta dhe të forta.


     Përveç sigurisë për Olimpiadën e Soçit, Princi Bandar ka ngritur potencialin e bashkëpunimit të Arabisë Saudite me Rusinë për çështje të naftës dhe të investimeve në çështje të tjera, duke thënë:

Le të shqyrtojmë se si të vëmë së bashku një strategji të unifikuar ruse-saudite për subjektin e naftës. Qëllimi është që të pajtohemi për çmimin e naftës dhe sasinë e prodhimit që mbajnë çmimin e qëndrueshëm në tregjet globale të naftës, sipas llogarisë diplomatike.


     Një burim i afërt me qeverinë ruse tha në muajin janar se kjo përzierje e nxitje e dukshme dhe me kërcënime të nënkuptuara e ka zemëruar Putinin që mezi e mbante nën kontroll zemërimin e tij deri në fund të takimit me Princin Bandar. Putini e ka  shikuar ofertën e Princit Bandar, për të mbrojtur Lojërat Olimpike në Soçi, si diçka e ngjashme me  një punë Mafioze.


     Putini  atëherë ritheksoi mbështetjen e tij për qeverinë siriane në përgjigje të përzierjes së Princit Bandar me ryshfete dhe paralajmërime. Burimi tha se Rusia, gjithashtu, lëshoi ​​kërcënimet e saj ende të maskuara kundër Sauditëve.

 

    Sauditët mund të jenë “fuqi e lehtë” e konsiderueshme, me naftë dhe para, por Rusia ka fuqi të rëndë,  duke përfshirë një ushtri të madhe, ka thënë burimi.