Përmes një fushate të rreme të vaksinimit, milicët e lidhur me regjimin e aparteidit kanë përhapur AIDS-in për të shkatërruar zezakët në Afrikën e Jugut

Publikuar në Jan. 31, 2019, 1:14 a.m.

Në një dokumentar të shfaqur në Festivalin e Filmit  Sundance në SHBA, ka treguar se si një nga milicitë e lidhur me regjimin racist 'aparteid' në Afrikën e Jugut ka përhapur virusin HIV i cili shkakton sëmundjen e AIDS-it. Ekipi i filmit ka arritur disa prova që konfirmojnë këtë pretendim.

Në fakt filmi dokumentar "Cold Case Hammarskjold", i drejtuar nga Mads Brügger, shfaqur të shtunën në Sundance, shqyrton rolin e milicive racist të Afrikës së Jugut në vrasjen e sekretarit të dytë të Kombeve të Bashkuara, Dag Hammarskjold, në vitin 1961. Sepse Instituti i Kërkimeve Detare të Afrikës së Jugut (SAIMR), i cili kishte lidhje sekrete me forcat e armatosura të periudhës së aparteidit, kishte pretenduar se kishte vrarë Dag Hammarskjold-in me ndihmën e CIA-s dhe agjencive britanike të inteligjencës.

‘KEMI QENË NË LUFTË, ZEZAKËT KANË QENË ARMIQTË TANË’

Njëri prej ish milicëve të arritur nga ekipi i filmit, Alexander Jones deklaroi se është njëri nga ish agjentët e inteligjencës së SAIMR-it.

Duke deklaruar se kjo organizatë ka përhapur virusin HIV me qëllim që të shkatërroj zezakët, Alexander Jones tha se në fillim të viteve 1990, ata organizuan fushata të rreme të vaksinimit për të përhapur virusin i cili shkakton AIDS-in, duke shtuar se:

“Në atë kohë kemi qenë në luftë dhe zezakët në Afrikën e Jugut ishin armiqtë tanë.”

LIDERI I MILICISË KISHTE PUNUAR SI DOKTOR NË LAGJEN E ZEZAKËVE

Jones i cili udhëhiqet nga SAIMR dhe i cili personalisht ka vizituar një objekt ku prodhohet virusi HIV me qëllim që të përhapet në mes të popullsisë zezake, tha se lideri i SAIMR-it, Keith Maxwell ishte i obsesionuar ndaj HIV/AIDS dhe se ëndërronte një Afrikë të Jugut të përbër vetëm nga të bardhët, dhe pa zezak.

 Jones përmendi se Maxwell, i cili nuk kishte fare arsim mjekësor, udhëtonte nëpër të gjitha vendbanimet e zezakëve të Afrikës së Jugut duke e paraqitur veten si mjek dhe përpiqej të përhapte HIV-it:

“Çfarë është më e lehtë se gjetja e një lënde në sistemin e aparteidëve? Zezakët nuk kanë anjë të drejtë, por ata kanë nevojë për trajtim mjekësor. Një ‘bamirës, humanitar’ nga raca e bardhë vjen dhe ju thotë se ‘kam hapur klinik dhe do të ju trajtoj të gjithë juve’. Por në të vërtet ai është një ujk i veshur me një shtresë qengji.”

ATA HASËN TABELËN ‘DOKTOR MAXWELL’

Mbi këto rrëfime, ekipi i filmit, i cili kreu hulumtimin e tij, hasi në një tabelë që ende qëndronte në Putfontein afër Johanesburgut, tabelë në të cilën shkruante ‘përfitim nga shërbimet e doktor Maxwell’.

‘TRAJTIME TË ÇUDITSHME, INJEKSIONE TË RREME’

Banorët e Putfonteinit, të cilët u intervistuan nga ekipi, kujtonin një burrë të bardhë i cili kishte monopolizuar shërbimet shëndetësore në rajon dhe thanë se trajtimet e tij ishin shumë të çuditshme.

‘OPERACIONIN E ZHVILLUAM EDHE NË MOZAMBIK’

Madje një pronar dyqani tha se “i ashtuquajturi mjek bënte injeksione të rreme”.

Për më tepër, Alexander Jones tha se aktivitetet e SAIMR-it nuk kufizohen vetëm me Afrikën e Jugut, duke shtuar se: “Ne patëm luftuar edhe në Mozambik, përhapnim HIV-in nën kushtet mjeksore.”

Në artikujt e tij, Maxwell ishte i mendimit se: “Pas AIDS-it, në botë nuk do të ketë abort, përdorim të drogës dhe ekstremizëm të viteve 1960, 1970, dhe 1980.”

Maxwell i cili e quante veten ‘commodore’ vdiq në vitin 2006.

AIDS SHKAKTOI VDEKJEN E MILIONA NJERËZVE NË AFRIKË

AIDS e cila është parë për herë të parë në Afrikën e Jugut më 1982, ishte përhapur shumë shpejt. Në mes të viteve 1985-90, u shpall gjendja e jashtëzakonshme për të luftuar kundër AIDS-it. Deri më sot, 35 milionë njerëz në të gjithë Afrikën janë infektuar me HIV, nga të cilët 15 milionë kanë vdekur nga AIDS.

MOS IU NËNSHTRONI TEORIVE TË KONSPIRACIONIT

Përball tronditjes që shkaktoi shfaqja e këtij dokumentari, disa ekspertë mjekësorë dhe shkencëtarë paralajmëruan se këto akuza janë të dyshimta. Ekspertët vunë në dukje se deri më sot  ka pasur shumë teori konspiriacioni në lidhje me AIDS-in, duke shtuar se ato po i ngatërrojnë njerëzit dhe proceset e tyre të trajtimit kanë ndikuar negativisht dhe se kanë dobësuar besimin shoqërorë ndaj profesionistëve mjeksor.

EKSPERTI I AIDS-IT: MUNDËSIT PËR PËRHAPJEN E HIV-IT NË KËTË MËNYRË JANË ZERO

Drejtor i Caprisa, një nga qendrat kërkimore për AIDS në Afrikën e Jugut, dr.Salim S. Abdool Karim, duke refuzuar mundësinë e përhapjes së HIV-it në këtë mënyrë, shtoi se: "Shanset për ta bërë këtë janë zero."

Dr. Karim u shpreh se mbrojtja, kopjimi dhe mbajtja e virusit është shumë e vështirë madje edhe për laboratorët modernë, duke shtuar se në vitet 1990 shumë pak laboratorë e kishin një aftësi të tillë.



Burimi : Sputnik News