Analizë E Veçantë: Si Imam Humejni Dha Fetva Se Armët Kimike Dhe Bërthamore Janë Haram (Të Ndaluara)

nga Gareth Porter | Publikuar në Shk. 10, 2019, 12:26 a.m.

Foreign Policy shkroi: “Rafighdoost i cili ngren pretendimin e epërsisë së shpirtërore dhe morale të Republikës Islame Iraniane kundrejt regjimit laik irakian, mban mend se Imam Humejni me një gjuhë retorike kishte thënë: “Nëse ne do të prodhojmë armë kimike, atëherë çfarë dallimi do të mbetej mes meje dhe Saddamit?”

Kur Ajetullah Humejni i tha “Jo!” bërthamoreve.

Në një intervistë ekskluzive, një zyrtar iranian i shkallës së lartë tha se nga ana e vetë Imam Humejnit u ndalua ndërtimi i programit për armët e shkatërrimit në masë për Iranin.

Zhvillimi i negociatave bërthamore midis gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, të cilat tani po afrohen me afatin e tyre të nëntorit, kanë hyrë në një udhë pa kthim për kërkesat e SHBA-së që Irani të shpërbëjë pjesën më të madhe të aftësisë së saj për të pasuruar uraniumin. Kjo kërkesë mbështetet në dyshimin se Irani ka punuar fshehurazi për të zhvilluar armë bërthamore në të kaluarën dhe nuk ka asnjë siguri se përse mos ta bëjë këtë përsëri.

Irani argumenton se ka hedhur poshtë zhvillimin e armëve bërthamore duke qenë se nuk janë të pajtueshme me Islamin dhe për këtë citon një fetva të Udhëheqësit Suprem Ali Hamenei si provë. Zyrtarët amerikanë dhe europianë mbeten skeptikë për sa ka të bëjë me çështjen nëse është me të vërtetë e udhëhequr nga parimet islame shiite. Ata janë mbështetur në disa të dhëna të shërbimeve të fshehta të dyshuara të cilat nuk janë vërtetuar kurrë në lidhje me një program të fshehtë të armëve bërthamore iraniane.

Por çelësi për të kuptuar politikën e Iranit ndaj armëve bërthamore qëndron në një episod historik gjatë luftës së tij tetëvjeçare me Irakun. Historia e cila po rrëfehet plotësisht për herë të parë këtu, tregon se përse Irani nuk mori kurrë hak kundër sulmeve të armëve kimike të Irakut kundër ushtarëve dhe civilëve iranianë, të cilët vranë 20,000 iranianë dhe plagosën rëndë më shumë se 100,000 të tjerë. Gjithashtu ajo në mënyrë të fuqishme na këshillon se urrejtja që ndjente udhëheqja iraniane në zhvillimin e armëve kimike dhe bërthamore ishte e rrënjosur thellë dhe e sinqertë.

Disa burime iraniane kanë theksuar më parë një fetva nga udhëheqësi i parë suprem i Republikës Islamike, Ajetullah Ruhullah Humejni, i cili ndalonte armët kimike si një sqarim në lidhje me arsyen se përse Irani nuk i kishte përdorur këto armë gjatë luftës me Irakun. Megjithatë asnjëherë nuk janë bërë të ditur hollësitë se kur dhe si Humejni ka dhënë një fetva të tillë, kështu që kjo e fundit është shpërfillur për dhjetra vjeçarë.

Ndërsa në ditët e sotme ministri përgjegjës iranian për pajisjet ushtarake të kohës së luftës i ka dhënë një dëshmi të dëshmitarëve okularë për ndalimin e Imam Humejnit jo vetëm të armëvekimike, por edhe për dhe armëve bërthamore. Në një intervistë që më ka dhënë mua në Teheran në fund të shtatorit, Mohsen Rafighdoost, i cili ka shërbyer si ministër i Trupave të Mbrojtjes së Revolucionit Islam (IRGC) gjatë gjithë luftës tetëvjeçare, zbuloi se i kishte këshilluar Humejnit që Irani të fillonte punimet si në armët bërthamore dhe kimike- por ai tha seqë në të dyja takimet e veçanta atij iu ishte sqaruar se armët e shkatërrimit në masë janë të ndaluara nga Islami.Unë kam kërkuar që të bëj një intervistë me Rafighdoost, pasi kam mësuar se ky i fundit ka dhënë për një intervistë me Mehr News Agency në janar, në të cilën ai ka aluduar dhe ka folur për takimet që ka krye me Humejnin gjatë epokës së luftës dhe për ndalimin e udhëheqësit suprem të armëve bërthamore kimike.

Rafighdoost u burgos për veprimtari politike përçarëse në epokën e shahut dhe u bë një pikë lidhjeje për aktivistët anti-shahut kur ai doli nga burgu në vitin 1978. Kur Humejni u kthye në Teheran nga Parisi pas Revolucionit Islam të 1979, Rafighdoost u bë truproja e tij dhe kreu i ekipit të sigurisë së tij. Ai gjithashtu ishte një anëtar themelues i IRGC-së dhe ishte i përfshirë personalisht në çdo vendim të madh ushtarak të marrë nga trupat gjatë luftës Luftës Iran-Irak, duke përfshirë nisjen e programit të predhave balistike të Iranit si dhe krijimin e Hizbullahut.

Krahas të kaluarës së tij në IRGC, Rafighdoost ka përvetësuar pragmatizmin e qeverisë së Presidentit Hasan Rouhani. Në tetor 2013, ai kujtoi në një intervistë kur Humejni e kishte shmangur atë nga ngritja e selisë qendrore të IRGC-së në ish ambasadën e SHBA-së në Teheran. Rafighdoost mban mend se Humejni i kishte thënë: “Përse doni që të shkoni atje? Mos vallë mosmarrëveshjet tona me SHBA duhet të zgjasin një mijë vjet? Mos shkoni atje!”

Rafighdoost më priti në zyrën e tij të thjeshtë në Fondacionin “Nur”, në të cilin ai ka qenë kryetar që nga viti 1999. Duke u dukur më të ri se 74 vjeç, ai ende ka një strukturë trupore të fuqishme dhe sytë e ndriçuardhe të vëmendshëm të një truproje.

Pasi Iraku i Saddam Huseinit filloi përdorimin e armëve kimike kundër trupave iraniane pasi Irani ktheu pas sulmin fillestar të Irakut dhe filloi një kundërsulm brenda Irakut. Irakianët mendonin se armët kimike ishin mënyra e vetme për të luftuar epërsinë e fuqisë njerëzore të Iranit. Mjekët iranianë fillimisht dokumentuan simptomat e gazit mustardë nga sulmet kimike të Irakut kundër trupave iraniane në mes të vitit 1983. Megjithatë sipas rrëfimit të Rafighdoostit, një rritje dramatike në sulmet me gaz të Irakut ndodhi gjatë një sulmi iranian në Irakun jugor në shkurt dhe në mars të vitit 1984. Sulmet përfshinin si gazin e mustardë dhe tabunin e gazit nervor, gjë që e bëri atë të merrte një nismë të re në luftën e tij planifikimit.

Rafighdoost më tha se i kërkoi disa qeverive të huaja për ndihmë, duke përfshirë edhe armët, për të kundërshtuar kërcënimin për luftën kimike, portë tërë hodhën poshtë kërkesat e tij. Kjo i dha shtysë atij që të vendoste se ministria e tij do të duhej të prodhonte gjithçka që Irani kishte nevojë për luftën. Ai pohon: “Unë personalisht mblodha të tërë studiuesit që kishin ndonjë njohuri për çështjet e mbrojtjes”. Ai shtoi seai kishte organizuar grupe specialistësh për të punuar në çdo kategori të nevojave ushtarake - njëra nga të cilat mbante emrin “ekipi i armëve kimike, biologjike dhe bërthamore”.

Rafighdoost përgatiti një raport mbi të tëra grupet e specializuara që kishte formuar dhe shkoi për ta diskutuar atë me Imam Humejnin, duke shpresuar që të merrte miratimin e tij për punën në armëtkimike dhe bërthamore. Sërish sipas Rafighdoostit, udhëheqësi suprem e takoi atë i shoqëruar vetëm nga djali i tij Ahmedi, i cili kryente detyrën e kryetarit të shtabit të përgjithshëm. Rishtas Rafighdoosti përshkroi: “Kur Humejni lexoi raportin, ai reagoi ndaj ekipit të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore duke pyetur: “Çfarë është kjo?” Humejni gjykoi se prodhimi i armëve kimike, biologjike dhe bërthamore binte ndesh me Islamin.

Imam Humejni përjashtoi zhvillimin e armëve kimike dhe biologjike si të papajtueshme me Islamin. Rafighdoost pohoi: “Imami më tha: “Në vend të prodhimit të armëve kimike ose biologjike, ne duhet të prodhojmë mjete dhe pajisje mbrojtëse për trupat tona, si maska kundragazi dhe atropinë”.

Rafighdoost gjithashtu i tha Humejnit se grupi kishte “një plan për prodhimin e armëve bërthamore”. Kjo mund të kishte qenë vetëm një synimi largët në vitin 1984, duke patur parasysh gjendjen fillestare të programit bërthamor të Iranit. Në atë pikë, specialistët iranianë bërthamorë nuk kishin njohuri se si të pasuronin uraniumin dhe nuk kishin teknologji me të cilën do të bënin. Por në çdo rast Humejni e mbylli derën për një program të tillë. Rafighdoostit i kujtohet teksa udhëheqësi fetar i kishte thënë atij: “Ne nuk duam që të prodhojmë armë bërthamore”.

Më tej Humeini e udhëzoi atë që t’i “dërgonte këta shkencëtarë në Organizatën e Energjisë Bërthamore”, duke patur për qëllim agjensinë civile të Iranit për energji bërthamore. Ky urdhër i Humejniti dha fund idesë së vajtjes pas kërkimit të armëve bërthamore.

Çështja e luftës kimike fitoi një përmasë të re në fund të qershorit 1987, kur një avion irakian bombardoi katër zona banimi të Serdeshtit, një qytet i banuar etnikisht nga kurdët në Iran, me atë që besohej të ishte gaz mustardë. Kjo ishte hera e parë që popullata civile e Iranit ishte vënë në shënjestër nga forcat irakiane me armë kimike dhe popullata ishte plotësisht e pambrojtur. Nga 12,000 banorë, 8,000 u ekspozuan ndaj gazit dhe me qindra vetë vdiqën.Ndërsa frika popullore ndaj sulmeve kimike në qytetet e tjera iraniane u rrit shpejt, Rafighdoost ndërmori një nismë të madhe për të përgatitur hakmarrjen e Iranit. Ai punoi me Ministrinë e Mbrojtjes për të krijuar aftësinë për të prodhuar armë me gaz mustardë.

Rafighdoost ishte padyshim duke shpresuar se rrethanat e reja të armëve kimike të Irakut të cilat sulmonin civilët iranianë do të shtynin Imam Humejnin që të përvetësonte një mendim të ndryshëm për çështjen. Ai më bëri të qartë se Humejni nuk ishte në dijeni për prodhimin e dy lëndëve kimike për armët e gazit mustardë deri sa të kishte ndodhur. Ai kumton: “Në këtë takim i thashë imamit se kishim aftësi të larta për të prodhuar armë kimike”. Rafighdoost pastaj kërkoi nga Humejni mendimin e tij mbi “këtë aftësi për të marrë hak”.

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), zbuloi imtësitë e programit të armëve kimike të Rafighdoost, në një dokument të ofruar për delegacionin amerikan në OPCW më 17 maj 2004. Më vonë u bë publike nga WikiLeaks, i cili u botua një kabllo diplomatike amerikane që raporton mbi përmbajtjen e saj. Dokumenti tregon se dy ministritë kishin blerë lëndët e para kimike për gazin e mustardës dhe në shtator 1987 filluan të prodhonin kimikatet e nevojshme për të prodhuar një armë - mustarda e squfurit dhe mustarda e azotit. Por gjithashtu dokumenti tregon se dy ministritë nuk “i shndërruan në armë” dy lëndët kimike duke i vënë ato në predha artilerie, predhat ajrore ose thjesht në predha.

Udhëheqësi fetar nuk reagoi ndaj rrezikut të ri të shfaqur nga sulmet me gaz të Irakut ndaj civilëve. Ai i shprehu kështu Rafighdoostit: “Nuk ka rëndësi nëse ai është në fushën e luftës apo në qytete, ne jemi kundër kësaj”. Pra është haram (i ndaluar) prodhimi i këtyre lloj armëve! Ju iu jepet leje vetëm që të prodhoni pajisje mbrojtjeje!”

Rafighdoost i cili ngren pretendimin e epërsisë së shpirtërore dhe morale të Republikës Islame Iraniane kundrejt regjimit laik irakian, mban mend se Imam Humejni me një gjuhë retorike kishte thënë: “Nëse ne do të prodhojmë armë kimike, atëherë çfarë dallimi do të mbetej mes meje dhe Saddamit?”

Gjykimi i Humejnit i dha fund nismës së prodhimit të armëve kimike të IRGC-së. Rafighdoost kujton: “Madje dhe pas Serdeshtit, nuk kishte asnjë udhë që ne të mund të merrnim hak”. Dokumenti iranian i vitit 2004 vërteton se prodhimi i dy lëndëve u ndaluan, ndërtesat në të cilat ishin ruajtur u vulosën në vitin 1988 dhe pajisjet e prodhimit u asgjësuan në vitin 1992.

Humejni gjithashtu përsëriti urdhrin e tij i cili ndalonte punimet për armët bërthamore duke thënë: “Mos flisni aspak për armët bërthamore!”Rafighdoost e kuptoi ndalimin e Imam Humejnit për përdorimin ose prodhimin e armëve kimike, biologjike ose bërthamore si një fetva - një gjykim i dhënë mbi themelin e jurisprudencës islame nga një dijetar musliman i cili zotëron cilësitë e duhura -. Kjo nuk u shkrua kurrë dhe as nuk ubë formale, por kjo nuk kishte rëndësi, sepse ajo ishte dhënë nga “juristi kujdestar” i shtetit islam - dhe prandaj ishte ligjërisht e detyrueshme për mbarë qeverinë. Rafighdoost sqaron se: “Kur Imami tha se kjo ishte haram (e ndaluar), ai nuk kishte nevojë që të thoshte se kjo ishte një fetva”.

Rafighdoost nuk mundi ta kujtonte datën e takimit të dytë me Humejnin, por prova të tjera vënë në dukje në mënyrë të fuqishme se ishte në dhjetor 1987. Kryeministri iranian Mir Husejn Museviu në një fjalim të mbajtur në fund të dhjetorit 1987tha se Irani “është i aftë që të prodhojë armë kimike” dhe shtoi se një “seksion i veçantë” ishte ngritur për “armët kimike që kanë për qëllim sulmin”. Megjithatë Museviu u tregua i kujdesshëm që të thoshte hapur se Irani në të vërtetë kishte armë kimike dhe ai la të kuptohej se Irani ishte i kufizuar nga mendimet fetare. Më vonë ai shprehu: “Ne do t’i prodhojmë ato vetëm kur Islami të na lejojë dhe vetëm atëherë kur të jemi të detyruar që ta bëjmë këtë”.

Pak ditë pas fjalimit të Museviut, një raport në të përditshmen e botuar në Londër, “Independent” (E Pavarura) i drejtohej një fetvajetë Imam Humejnit të dhënë kundër armëve kimike. Ish negociatori bërthamor iranian Sejjid Husejn Museviani, tani një studiues në Universitetin Princeton, pohoi për këtë artikull se fetvaja e dhënë nga Imam Humejni kundër armëve kimike dhe bërthamore, të cilat përbënin thelbin e fjalimit të jashtëzakonshëm të kryeministrit, në të vërtetë shpaloste se ishte thënë në takimin me Rafighdoostin.

Në shkurt të vitit 1988, Saddami rriti sulmet e tij me predha të cilat kishin për synim qytetet në Iran. Ai gjithashtu kërcënoi se do t’i armatoste predhat e tij me armë kimike, të cilat shkaktuan frikë në mesin e qindra mijëra iranianëve. Në pranverën e atij viti rreth një e treta ose gjysma e popullsisë së Teheranit u largua nga qyteti e frikësuar.

Fetvaja e Imam Humejnit jo vetëm që e detyroi komandantin e fuqishëm të IRGC-së të heqë dorë nga reagimi i dëshiruar ndaj sulmeve të armëve kimike të Irakut, por fetvaja bëri të pamundur që Irani të vazhdonte luftën. Edhepse Humejni kishte arsye të tjera për atë të cilin ai e quajti “vendimin e hidhur” për të pranuar një armëpushim me Irakun në korrik të vitit 1988, përdorimi i këtyre mjeteve shkatërruese kishte ndikim në vendimin e tij. Në një letër e cila sqaronte vendimin e tij, Humejni tha se pajtohej me armëpushimin si pasojë “në dritën e përdorimit të armikut të armëve kimike dhe mungesës së pajisjeve për t’i ndaluar ato”.

Gjykimi islam i Imam Humejnit kundër të tëra armëve të shkatërrimit në masë, duke përfshirë edhe armët bërthamore, u vazhdua nga Ali Hamenei, i cili kishte shërbyer si president në epokën e Humejnit dhe e zevëndësoi atë dhe vijoi detyrën si udhëheqës fetar në vitin 1989. Irani filloi që ta bënte të ditur në mënyrë të hapur fetvanë e Imam Hameneit kundër armëve bërthamore në vitin 2004, por komentatorët dhe mediat e lajmeve në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, e cilësuan atë si një taktikë propagandistike e cila nuk duhet të merrej seriozisht.

Analiza e fetvasë së Hameneit ka qenë e metë jo vetëm si pasojë e mungesës së kuptimit të rolit të “juristit kujdestar” në sistemin politiko-ligjor iranian, por edhe si pasojë e paditurisë së të shkuarës së fetvasë së Hameneit. Një e vërtetë e një rëndësie jetike, por deri më tani e panjohur është se Hamenei, në fakt kishte një dhënë fetva kundër armëvebërthamore pa ndonjë fanfarë në mesin e viteve 1990, në përgjigje të një kërkese nga një zyrtar për mendimin e tij fetar mbi armët bërthamore. Musaviani kujton se e kishte parë letrën në zyrën e Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë, kur ai ishte kreu i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë prej 1997 deri 2005. Letra e Hameneit nuk u botua kurrë për opinionin e publikut, duke pasqyruar dukurinë se qeveria e presidentit të atëhershëm Ali Ekber Hashimi Rafsanxhanit, ishte duke argumentuar kundër armëve bërthamore për vite me radhë në baza strategjike, kështu që botimi i fetvasë për opinionin publik dukej i panevojshëm në atë epokë.

Që nga viti 2012, qëndrimi zyrtar i qeverisjes së ish presidentit amerikan Barak Obama ka qenë për të mirëpritur praninë e fetvasë kundër bërthamoreve të Hameneit. Obama madje e ceku atënë fjalimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator të vitit 2013. Por duket qartë se këshilltarët e Obamës ende nuk e kanë konceptuar rëndësinë e plotë të fetvasë: Ish sekretari i shtetit amerikan John Kerry iu drejtua kështu gazetarëve në korrik: “Fetvaja e dhënë lëshuar nga një klerik është një thënie jashtëzakonisht të fuqishme për qëllimin që bart”, por më pas shtoi: “Ne kemi nevojë që ta kodifikojmë atë”.

Edhe kjo thënie, ashtu si shumica e komenteve mbi fetvanë e Hameneit kundër armëve bërthamore, ngatërronte me njëra-tjetrën fetvanë e dhënë nga çdo dijetar musliman i cili zotëron cilësinë e dhënies së fetvasë, me fetvanë e dhënë nga udhëheqësi fetar në çështjet e politikës shtetërore. Pra pikë së pari pohojmë se fetvaja e parë e këtyre shfaq interes vetëm për ata të cilët ndjekin mendimet e dijetarit; ndërsa pikë së dyti këto të fundit janë të detyrueshme për shtetin në tërësi në sistemin politik të Iranit me bazë islame shiite dhe duke mbajtur një status ligjor mbi një dhënie miratimi të thjeshtë.

Rrëfimi i plotë i fetvasë së Humejnit për armët kimike tregon se kur “juristi kujdestar” i sistemit islam të Iranit, jep një gjykim fetar kundër armëve të shkatërrimit në masë të ndaluara nga Islami, ajo zë vend në të tëra mendimet e tjera politike dhe ushtarake. Fetvaja e Humejnit kundër armëve kimike pengoi prodhimin dhe përdorimin e këtyre lloj armëve të tilla - edhepse ai i kishte vënë forcat iraniane në një pikë të madhe disavantazhi në luftën kundër Irakut dhe edhepse IRGC-jazinte vend në mënyrë të fuqimishme në anën e përdorimit të këtyre lloj armëve. Pra është e vështirë që të përfytyrohet një sprovë më e ashpër e fuqisë së jurisprudencës islame të udhëheqësit mbi një çështje.

Duke pasur parasysh keqkuptimin themelor të mënyrës në të cilën Republika Islame ka bërë politikë mbi armët e shkatërrimit në masë, epoka e fetvasë së Humejnit ka përfshirje të dukshme për negociatat bërthamore me Iranin. Negociatorët, të cilët nuk janë në dijeni të historisë së vërtetë të fetvasë kundër armëve bërthamore të Iranit, do të jenë të prirur për llogaritje të gabuara, me një potencial të kushtueshëm ekonomik.



Burimi : Medya Şafak