Producenti i BBC në Siri: Pamjet e sulmit kimik në Duma ishin të montuara

Publikuar në Shk. 17, 2019, 4:11 a.m.

Producenti i BBC në Siri, Riam Dalati ka thënë se pamjet e spitalit të shfaqura pas sulmit të supopzuar me armë kimike në qytetin Duma, kanë qenë të montuara.

Në një deklaratë të bërë përmes llogarisë së tij në Twitter, Dalati ka thënë se: “Pas gati 6 muaj hulumtimi, mund të dëshmoj paasnjë dyshim  se skena në Spitalin e Duma-a ka qenë e montuar. Në spital nuk ka ndodhur asnjë vdekje.”

After almost 6 months of investigations, i can prove without a doubt that the #Douma Hospital scene was staged. No fatalities occurred in the hospital. 
All the #WH, activists and people i spoke to are either in #Idlib or #EuphratesShield areas. 
Only one person was in #Damascus.

— Riam Dalati (@Dalatrm) 13 Shkurt 2019

Dalati shtoi se: “Ka pasur sulm, por nuk është përdorur gazi Sarin, ndërsa për të konfirmuar nëse është përdorur klor, duhet të presim raportin e OPCW (Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike). Por gjithçka tjetër rreth sulmit ishte e montuar.”

Më parë, Perëndimi kishte akuzuar Damaskun për kryerjen e një sulmi kimik ndaj Dumës dhe Lindjes së Guta-s dhe  kishte kërcënuar se si reagim ndaj kësaj, do të organizonte një operacion ajror. Si dëshmi për sulmin ‘kimik’, organizata e Helmetave të Bardha kishte ofruar disa pamje të cilat pretendohej  se ishin marrë në një spital dhe në të cilat shiheshin doktorët duke u përpjekur të ndihmojnë disa persona, duke përfshirë edhe fëmijët e lënduar nga sulmi kimik.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë kishte njoftuar se ky pretendim ishte bërë me qëllim për të mbrojtur terroristët dhe për të justifikuar ndërhyrjen e mundshme të jashtme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka thënë se pas përfundimit që kishe arritur Dalati, ata duan të dëgjojnë edhe pikëpamjen zyrtare të BBC.

Ajo vuri në dukje se: “Këto deklarata të producentit të BBC-së (Riam Dalati) i cili vërteton se këto pamje në të cilat Helmetat e Bardha luajnë një rol të drejtpërdrejtë, mund ti pranojmë si pikëkulm të teatrit absurd. ”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë po ashtu rikujtoi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka justifikuar vendimet e veta për të bombarduar Sirinë, me pamjet që tani janë konfirmuar nga stafi i organizatave të medias perëndimore, se janë të montuara.



Burimi : Sputnik News