Netanjahu takohet me Ministrin e Jashtëm të Omanit në Varshavë

Publikuar në Shk. 17, 2019, 4:13 a.m.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u takua me ministrin e jashtëm të Omanit, Jusuf bin Alawi bin Abdullah, në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Kryeministrisë së Izraelit, është zhvilluar një takim në mes të  kryeministrit Netanjahu dhe ministrit Abdullah në Varshavë për të marrë pjesë në konferencën me titull "Mbështetja e së ardhmes së paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme".

Në takimin e zhvilluar në hotelin në të cilin qëndronte Netanjahu, ky i fundit theksoi rëndësin e vizitës së bërë në muajin tetor të vitit të kaluar në Maskat, me ftesën e sulltanit të Omanit, Kabus bin Said.

Netanjahu tha se kishte marrë një vendim të guximshëm duke ftuar sulltanin e Omanit në vendin e tij dhe u shpreh se: "Unë do të doja t'ju falënderoj në emër të popullit të Izraelit për politikat tuaja pozitive të cilat do të mundësojnë paqe dhe stabilitet për të gjithë ne.”

Ministri Abdullah u shpreh se popujt në Lindjen e Mesme kanë vuajtur shumë për shkak se kanë mbetur të lidhur me të kaluarën, si dhe shtoi se: “Kjo periudhë është një periudhë e re për mirëqenien dhe të ardhmen e çdo shoqërie.”

Më 26 tetor, kryeministri izraelit Netanjahu kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Oman, i cili nuk ka marrëdhënie diplomatike me vendin e tij dhe ishte takuar me sulltanin e Omanit, Kabus bin Said.



Burimi : Sputnik News