Xhamia Al Aksa, vijë e kuqe e grupeve të rezistencës

Publikuar në Shk. 23, 2019, 11:58 p.m.

Grupet palestineze të rezistencës kanë njoftuar se Xhamia alaAksa është një vijë e kuqe dhe se nuk do t'u lejojnë  pushtuesve që të marrin në shënjestër Jerusalemin.

Grupet e rezistencës kanë thënë në një raport të publikuar se  pushtuesit po vazhdojnë sulmet e tyre kundër xhamisë Al Aksa dhe banorëve, por se nuk do të qëndrojnë duar lidhur përballë këtyre sulmeve.

Në këtë raport u tha se qeveria e regjimit pushtues është plotësisht përgjegjëse për pasojat e sulmeve kundër xhamisë Al Aksa dhe banorëve.

Grupet e rezistencës, duke i bërë thirrje popullit palestinez që të bashkohen me ‘Mobilizimin e portës Er Rahme’, kërkuan nga palestinezët që të shkojnë në Al Aksa, për t'i mbështetur ata dhe për të prishur planet e pushtuesve për të ndarë xhaminë Al Aksa në dy pjesë në kuptim të kohës dhe hapësirës.

Forcat okupuese vazhduan sulmet e tyre mbi Xhaminë Al Aksa dhe mbyllën portën Er Rahme si dhe disa institucione në Jerusalem.

Forcat okupuese sulmuan xhematin e cili po falte namaz në rajonin e portës Er Rahme dhe shumë prej tyre u arrestuan, ndërsa kolonët sionistë intensifikuan bastisjet në xhaminë Al Aksa.

Grupet palestineze kanë kritikuar vendet arabe dhe islamike për heshtjen e tyre kundër sulmeve ndaj  xhamisë Al Aksa si dhe për përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin pushtues.

Duke vënë në dukje se Jeruzalemi dhe xhamia Al Aksa janë vijë e kuqe, grupet e rezistencës kërkuan nga populli i Gazës që të marrin pjesë në protestat pas namazit të xhumasë, të cilat do të mbaheshin në rajonet kufitare.

Ndërkohë si rezultat i përdorimit të gazit lotsjellës ndaj nxënësve të një shkolle në Jeruzalem, nga ana e ushtarëve sionist, 30 fëmijë ishin në rrezik jete.



Burimi : Rast Haber