Këshilltarja se Assadit: Ne jemi duke punuar për periudhën kohore për rikthimin e Idlibit

Publikuar në Shk. 24, 2019, 12:10 a.m.

Këshilltarja e presidentit sirian Bashar Al Assad, Bouthaina Shaaban ka thënë se Damasku ka marrë vendim për të marrë përsëri nën kontroll qytetin e Idlibit në të cilin vepron al Nusra dhe grupet e tjera të lidhura me të, dhe se janë duke punuar  për periudhën kohore në lidhje me këtë.

Shaaban e cila bëri një deklaratë për televizionin Al Mayadin në Liban, u shpreh se: “Duke marrë mbështetjen e Rusisë, administrata siriane ka marrë një vendim përfundimtar për të marrë Idlibin përsëri nën kontroll, në një mënyrë që ta pastroj atë nga terrorizmi. Aktualisht jemi duke u konsultuar për kohëzgjatjen dhe mënyrën e kësaj. Nuk kemi asnjë dyshim për rezultatin që so ta arrijmë.”

‘TURQIA NUK PO E ZBATON MARRËVESHJEN NË LIDHJE ME IDLIBIN’

Ndërkohë, Shaaban u shpreh se Turqia nuk po i përmbahet marrëveshjes të cilën e ka bërë me Rusinë në lidhje me Idlibin, dhe se ajo po ndërmerrë vetëm hapa që janë në interesin e saj.

Në takimin e bërë në Soçi me 17 shtator, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kishin  rënë dakord që të krijojnë një zonë të çarmatosur në Idlib deri më 15 tetor. Ankaraja nuk arriti të përmbushë marrëveshjen deri në kohën e caktuar dhe kërkoi kohë shtesë si dhe shtyrjen e patrullës së përbashkët në Idlib për shkak se nuk mundi të garantojë sigurinë.



Burimi : Sputnik News