Iran: Ne kemi marrë kontrollin e dronëve amerikan në Siri dhe Irak

Publikuar në Shk. 24, 2019, 12:49 a.m.

Komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjeneral brigade Amir Ali Hajizadeh ka thënë se disa dronë të SHBA-së të cilët fluturonin mbi Siri dhe Irak, kanë kaluar nën kontrollin e Ushtrisë së Gardës Revolucionare.

Në një deklaratë të bërë për agjencinë e lajmeve të Iranit, FARS, Hajizadeh tha në lidhje me këtë çështje, se: “Ne morëm kontrollin e 7 - 8 dronëve që fluturonin mbi Siri dhe Irak si dhe ndoqëm të dhënat që vinin për dronët.”

Agjencia e lajmeve publikoi një video të incidentit si dëshmi për pretendimet e Hajizadeh.



Burimi : Sputnik News