Damasku: Ëndrra për një rajon të sigurt nuk do të realizohet

Publikuar në Shk. 24, 2019, 1:52 a.m.

Këshilltarja e presidentit sirian, Bouthaina Shaaban ka thënë se  Turqia nuk do të krijojë një rajon të sigurt në Siri.

Në një deklaratë të bërë për televizionin Al Meyadin, Këshilltarja e presidentit sirian, Bouthaina Shaaban ka thënë se çlirimi i Idlibit është i sigurt dhe se Turqia nuk do të krijojë një rajon të sigurt në veri të Sirisë.

Bouthaina Shaaban ka thënë se janë bërë punët paraprake për një konferencë të Lindjes së Mesme në Moskë ku do të marrë pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin, si dhe ka shtuar se: “Turqia po e zbaton marrëveshjen e Idlibit në drejtim të interesave të veta. Ne nuk mund t’i lëmë terroristët në Idlib. Vendimi i presidencës siriane në koordinim me Rusinë është kthimi i Idlibit në atdhe. Çlirimi i Idlibit është i sigurt, fillimi i operaconit është çështje kohe.”

Bouthaina Shaaban  u shpreh se Rusia e ka zbatuar marrëveshjën e Adanës, si kundërshtim ndaj dëshirës së Turqisë për të krijuar një rajon të sigurtë, si dhe shtoi se: “Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është duke bërë përpjekje për të sjellë organizatën Vëllazëria Myslimane në skenën politike në Siri; por Damasku është kundër kësaj. Në të vërtet nuk ka diqka të tillë si “kundërshtar”, është vetëm Vëllazëria Muslimane të cilën e mbështet Turqia. Ne nuk do të lejojmë askënd të ndryshojë identitetin e Sirisë.”

Duke iu referuar deklaratave të bëra nga presidenti sirian Bashar al-Assad para një kohe të shkurtër, Bouthaina Shaaban  tha se Erdogan nuk do të ketë sukses në krijimin e një rajoni të sigurt në veri të Sirisë.

Bouthaina Shaaban  deklaroi se nuk janë serioze deklaratat në lidhje me atë se sirianët janë të gatshëm  për t’u vënë kundër Turqisë në Siri, si dhe shtoi se për shkak se e kuptojnë natyrën e terroristëve, evropianët nuk i pranojnë terroristët të cilët janë qytetarë të vendit.

Shaabani gjithashtu preku edhe qëndrimin e Lidhjes Arabe në çështjen e Sirisë dhe deklaroi se nuk ka ndonjë situatë të re në këtë çështje, duke shtuar se ftesa kryetarit të parlamentit sirian në takimin e parlamenteve të Ligës Arabe është një gjë pozitive si dhe vuri në dukje se pa Sirinë, Liga Arabe nuk ka asnjë vlerë.



Burimi : Yakın Doğu Haber