50 vjet më vonë shumica e Evropës dhe Amerikës mund të jenë musliman

Publikuar në Mars 6, 2019, 1:28 a.m.

Rektori i Universitetit Ibn Haldun, Prof. Dr. Rexhep Shenturk u shpreh se: “Islami është feja me përhapjen më të shpejtë në botë. Islami u bë feja e dytë në Evropë dhe Amerikë, duke u përhapur në Lindjen e Largët dhe Rusi dhe me shpejtësi në Afrikë. Kjo përhapje e shpejtë tregon se pas 50 vjetësh, shumica e Evropës dhe Amerikës mund të jenë myslimanë.”

Në një fjalim të bërë në konferencën “Vizioni i Ardhshëm i Islamit të Cilivizuar”, të mbajtur në Sallën e Kaltër të Universitetit Ataturk në Erzurum, Prof. Dr. Rexhep Shenturkut iu kërkua të ju përgjigjet pyetjeve se “A mund të kontribuojë Islami për njerëzimin sot?” dhe “A kemi ndonjë premtim për botën tonë ne si musliman?”.

Duke vënë në dukje se feja Islame po përhapet me shpejtësi në botë, Shenturk u shpreh se: “Islami është feja me përhapjen më të shpejtë në botë. Islami u bë feja e dytë në Evropë dhe Amerikë, duke u përhapur në Lindjen e Largët dhe Rusi dhe me shpejtësi në Afrikë. Kjo përhapje e shpejtë tregon se pas 50 vjetësh, shumica e Evropës dhe Amerikës mund të jenë myslimanë. A është kjo tani një kërcënim për Evropën dhe Amerikën? Pra vizioni ynë i ardhshëm është i rëndësishëm nga kjo pikëpamje.”



Burimi : Sputnik News