Gjeneralët dhe diplomatët kanë thirrur Trumpin që të kthehet marrëveshjes së arritur me Iranin

Publikuar në Mars 13, 2019, 1:53 a.m.

Rikthimi nën ombrellë të marrëveshjes është e rëndësishme për krijimin e strategjisë së gjerë politike të SHBA-ve në Lindjen e Afërt.

Grupi i diplomatëve dhe gjeneralëve të pensionuar amerikan ka thirrur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump që të rikthejë në fuqi marrëveshjen e arritur me Iranin për programin nuklear iranian.

Donald Trumpi në maj të vitit të kaluar ka sjell vendimin për tërheqjen e njëanshme amerikane nga marrëveshja ndërkombëtare lidhur me programin nuklear iranian dhe ka ripërtërirë sanksionet ekonomike kundër Iranit.

Fjala është për marrëveshjen të cilën me Iranin e kanë nënshkruar pesë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania.

53 diplomat dhe gjeneral amerikan të pensionuar kanë publikuar letrën e hapur  në të cilën theksojnë se kthimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën ombrellën e marrëveshjes lidhur me çështjen nukleare iraniane është e  rëndësishme për krijimin e strategjisë së gjerë politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Afërt.

Në letrën e hapur poashtu theksohet se marrëveshja ndërkombëtare i ka imponuar kufizimin në zhvillimin e programit nuklear iranian dhe ka përmirësuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe aleatëve të tij, dhe se tërheqja amerikane nga marrëveshja ka rrezikuar këto të arriturat.

Agjencioni ndërkombëtar për energjinë atomike(IAEA) në raportimin e fundit ka konstatuar se pushtetarët iranian edhe pas tërheqjes amerikan akoma po i përmbahen  marrëveshjes së arritur ndërkombëtare lidhur me çështjen nukleare.

“Marrëveshja pamundëson Iranin që të arrijë armët nukleare dhe i imponon kontrollet ndërkombëtare lidhur me këtë çështje. Edhe Bashkimi Evropian po përpiqet që të ruajë marrëveshjen nga dështimi i tij”, ceket në letrën e hapur nga 53 nënshkruesit amerikan të pensionuar.

Në mesin e nënshkruesve të letrës së hapur janë edhe ish zëvendës i komandantit të përgjithshëm të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane Arlen D. Jameson, ish kreu i komitetit ushtarak të NATO-së Walter E. Gaskin dhe ish drejtorja e State Departamentit amerikan për Evropë dhe Euroazi Laura Kennedy.



Burimi : Aljazeera Balkans