Shejh Isa Kasim përgëzohet për luftërat e tij

Publikuar në Mars 13, 2019, 1:54 a.m.

Në një ceremoni të mbajtur në qytetin Kum të Iranit, Shejh Isa Kasim i cili është një nga dijetarët kryesorë të Bahreinit, u vlerësua për luftërat e tij.

Sipas raportit të Parstoday, në këtë ceremoni, kryetari i Qendrës së Dijetarëve Fetar të Kumit, Ayetullah Muhammed Yezdi tha se vizita e Shejh Isa Kasimit në Iran ishte fillimi i fitores së Revolucionit të Bahreinit, duke shtuar se shumë nga emigrimet ishin fillim i fitoreve të revolucionit dhe se ka mbetur vetëm edhe një hap për fitoren përfundimtare të popullit Bahrein.

Duke iu referuar përpjekjeve të vlefshme të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeinit, për fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit, Ayetullah Yezdi tha se edhe Imam Khomeini ishte dëbuar nga vendi i tij  por Imami solli fitoren e.Revolucionit Islamik .

Ayatollah Yezdi, në deklaratën e tij, theksoi se falë udhëheqjes së Ajatollah Khameneit, Irani është aktualisht bajraktari i lëvizjeve islamike në mbarë botën.

Dijetari fetar Shejh Isa Kasim, i cili bëri një deklaratë në këtë ceremoni, tha se studiuesit dhe pasuesit fetar duhet të ndjekin rrugën e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe të pasardhësve të tij.



Burimi : Mehr News Agency