Mbi 2 milionë nxënës iranianë memorizojnë Kur'anin

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:20 a.m.

Ministri i Arsimit i Iranit, Seyed Muhammed Bathayi tha se një numër i madh i nxënësve të shkollave në vend po mësojnë përmendësh Xhuzin e tretë të Kur’anit.

Duke folur në një program për të nderuar fituesit e Garave  Kur'anore në qytetin e shenjtë të Kumit, në fillim të javës, ai tha se aktualisht rreth 2.2 milionë studentë në nivele të ndryshme të shkollave janë duke mësuar përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin, raportoi IRNA.

Seyed Muhammed Bathayi përshëndeti më tej organizimin e garave të Kur'anit për nxënësit e shkollave dhe tha se ndihmon në nxitjen e aktiviteteve Kur'anore mes studentëve.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik,  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei theksoi në një fjalim në vitib 2011 se shoqëria duhet të marrë një drejtim në mënyrë që të paktën 10 milionë njerëz të mësojnë Kur’anin e Shenjtë përmendësh.

Prandaj, organet Kur'anore në vend hartuan një plan, i quajtur Plani Kombëtar i Memorizimit të Kur'anit, që synonte nxitjen e memorizimit të Librit të Shenjtë dhe trajnimin e 10 milion hafizëve të Kur’anit brenda pak viteve.

Organizata të ndryshme dhe institucione të ndryshme, përfshirë Organizatën e Çështjeve të Fakëfit dhe Bamirësisë, Qendra për Koordinimin, Zhvillimin dhe Promovimin e Aktiviteteve Kur'anore, Ministria e Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë dhe Ministria e Arsimit kanë bërë përpjekje për të materializuar objektivat e planit.



Burimi : IQNA