Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Iran, Hook: Irani po përpiqet ta bëjë Irakun qytet të vetin

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:34 a.m.

Duke vlerësuar vizitën e presidentit iranian Hassan Rouhani në Irak, Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Iran, Brian Hook tha se Irani po përpiqet ta bëjë Irakun qytet të vetin.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Iran, Brian Hook, u bëri thirrje irakianëve që të kundërshtojnë vizitën e presidentit iranian Hassan Rouhani dhe e akuzoi Iranin se po përpiqet ta bëjë Irakun qytet të vetin.

Hook tha se qeveria e Iranit nuk i jep përparësi popullit të vet dhe vuri në dukje se Irani nuk ka ndërmend të përmirësojë situatën e popullit irakian, duke u shprehur se: “Regjimi iranian nuk kujdeset për interesat e popullit irakian, por vetëm synon ta bëjë veten më të fortë. SHBA është në favor të sovranitetit dhe prosperitetit të Irakut. Jo Irani.”

Hook u shpreh se: “Një Iran paqësor do të thotë një Lindje e Mesme shumë më paqësore. Për fat të keq, politika e jashtme e Iranit është revolucionare”, duke shtuar se Irani dëshiron të ndajë një "autostradë ushtarake" nga Iraku në rajonet perëndimore të Lindjes së Mesme dhe në këtë mënyrë, Rojet Revolucionare synojnë të sigurojnë rrjedhën e raketave, armëve dhe milicisë.

Hook u shpreh se shumica e irakianëve kanë qëndruar të lidhur ndaj identitetit të tyre kombëtar, dhe shtoi se ata duan ta ndryshojnë Iranin me identitetin shiit.

Nga ana tjetër, Hook u shpreh se Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif është "një ministër i jashtëm mjaft i dobët", dhe se Ministër i Jashtëm i Iranit  është komandanti i Forcave të Jeruzalemit të lidhura me Gardën Revolucionare, Kasim Suleymani.



Burimi : Sputnik News