Xhamia e Imam Rizait priti 20 milionë vizitorë gjatë 3 viteve të fundit

Publikuar në Mars 17, 2019, 1:48 a.m.

Pjesëmarrja në Xhaminë e bekuar të Imam Rizait (a.s.) është dëshira dhe vullneti i të gjithë pasuesve entuziastë të familjes së tij të shenjtë dhe kjo mundësi u është dhënë atyre nga favoret e veçanta të Imam Rizait (a.s.), tha  zëvendës kujdestari i Vendeve të Shenjta të Astan Kuds Razavi dhe Çështje të vizitorëve.

Ai shtoi se për të përmirësuar shërbimet për vizitorët në Xhaminë e Imam Rizait janë përmirësuar kushtet me hapësira të reja, me bujtina.

Me vendosjen e bujtinës të re në Xhaminë e Shejtë, pritja e përditshme e mysafirëve është rritur për vizitorë. Për më tepër, duke nisur sistemin "Naeem Rezvan" ofrohet hyrja në Internet tek vizitorët.

Ai vazhdoi, në bashkëpunim me departmentin e arsimit të krahinës Khorasan, më shumë se një milion e 600 mijë studentë janë futur në kampet e pelegrinazhit dhe kanë qëndruar në bujtinën e Imam Rizait (a.s.) që nga viti i kaluar, duke theksuar efektin pozitiv të këtij veprimi.

Në fund ai tha se më shumë se 1 milion e 30 mijë vizitorë jo - iranianë kanë qëndruar në shtëpinë e Imam Rizait (a.s.) në tre vitet e fundit.



Burimi : Astan Quds Razavi