“Pranvera Arabe” kushtoi 900 miliard dollar

Publikuar në Mars 17, 2019, 1:52 a.m.

Është raportuar se dëmi material i vendeve arabe të shkaktuara nga konfliktet dhe luftërat e 8 viteve të fundit, është 900 miliard dollar.

Zëvendëskryetari i Bankës Botërore, Mahmoud Muhyiddin, i cili dha një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve të Kuvajtit, tha se dëmi material në vendet arabe, i shkaktuar nga konfliktet dhe luftërat e zhvilluara në vendet e rajonit në mes të viteve 2010 – 2018, është 900 miliard dollar.

Protestat antiqeveritare që filluan në Tunizi në dhjetor të vitit 2010 dhe u përhapën në Egjipt, Jemen, Bahrein, Libi dhe Siri në një kohë të shkurtër, u quajtën me emrin “Pranvera Arabe”.

Zëvendëskryetari i Bankës Botërore, Mahmoud Muhyiddin, tha se shkatërrimi i 900 miliard dollarëve në rajon në 8 vjet, ka zhdukur mundësinë për zhvillimin dhe ngritjen e vendeve arabe, dhe se kjo shumë, është shuma minimale.

Mahmoud Muhyiddin nuk përmend emrin e ndonjë vendi të caktuar, dhe thotë se: “Në vitin 2011, transformimi i revolucioneve të Pranverës Arabe në luftën e armatosur në Jemen, Siri dhe Libi ndikoi thellësisht në ekonominë dhe infrastrukturën e këtyre vendeve. Përveç kësaj, shkatërrimi i ISIS në vende të tilla si Siria dhe Iraku është shtuar.”

Muhyiddin, i cili deklaroi se vendet arabe janë në gjendjen më të keqe në botë sa i përket shpërndarjes së të ardhurave, u shpreh se: “Për shembull, 10 përqind e pronarëve të pasurisë në botën arabe kontrollojnë 60 përqind të të ardhurave kombëtare. Ndërsa krahasuar me Evropën, ata kanë një pjesë prej 45 për qind.”

Mahmoud Muhyiddin tha së fundmi se , çmimet e naftës të Bankës Botërore në vitin 2019, do të jenë 69 dollar për fuçi, ndërsa në vitin 2020, 74 dollar.



Burimi : Yakın Doğu Haber