Amerika zgjeron bazën e saj në Katar

Publikuar në Mars 18, 2019, 10:13 p.m.

Është raportuar se Amerika ka arritur një marrëveshje me Dohën për zgjerimin e bazës al Udayd në Katar, e cila është baza më e madhe ushtarake në Lindjen e Mesme.

Uashingtoni dhe Doha kanë nënshkruar dje një marrëveshje për të zgjeruar bazën ushtarake al Udayd, e cila është baza më e madhe ushtarake e Amerikës në Lindjen e Mesme, raportoi në faqen e saj të internetit ‘Debka File’ e Izraelit.

Ndërsa web faqja zyrtare e ambasadës së Amerikës në Katar, ka njoftuar se Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Patrick Shanahan dhe Zëvendëskryeministri i Katarit dhe Ministri i Mbrojtjes Halid al Atiye, kanë riafirmuar partneritetin strategjik të sigurisë në mes të dy vendeve dhe se janë arritur marrëveshje për përmirësime në bazën ajrore al Udayd dhe për çështje të tilla si mbështetja e Katarit ndaj misionit të NATO-s në Afganistan.

Është raportuar se në bazën ushtarake al Udayd në Katar, gjenden 13 mijë ushtarë që i përkasin koalicionit anti-ISIS të udhëhequr nga SHBA-ja, ndërsa nuk përfshihen detaje se deri në çfarë shkalle do të zgjerohet kjo bazë në kuadër të marrëveshjes.

Baza ajrore e Al-Udeyd në Katar, e cila është selia e Forcave Ajrore të Komandës Qendrore Amerikane (AFCENT), është gjithashtu qendra kryesore e operacioneve të forcave amerikane në rajon.

Kur ishte marrë nën pushtim me  5 qershor 2017, nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, Katari u përpoq të rris nivelin e marrëdhënieve ushtarake me shumë vende, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.

Brenda këtij kuadri, Katari, i cili bleu sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot për 2.5 miliardë dollarë nga Amerika, është duke negociuar me Rusinë për të marrë sisteme S-400.

Katari, pas krizës me sauditët në vitin 2017, bleu 12 avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe 490 automjete ushtarake të blinduara.



Burimi : Yakın Doğu Haber