Ajetullah Sadek Amoli Larixhani: Islamofobia, qëllimi kryesor i tragjedisë në Zelandën e Re

Publikuar në Mars 20, 2019, 12:50 a.m.

Arsyeja kryesore pas sulmit të fundit terrorist që u krye në Zelandën e Re ishte të ushqejë Islamofobinë, theksoi Kryetari i Këshillit të Iranit, Ajetullah  Sadek Amoli Larixhani.

Duke folur gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Shtunën, Ajetullah Amoli Larixhani tha se vendet perëndimore janë duke ndezur flakët e Islamofobisë pavarësisht pretendimeve të tyre për të drejtat e njeriut.

Ai tha se incidenti terrorist në Zelandën e Re, i cili vrau të paktën 49 besimtarë myslimanë, ishte shumë i trishtuar dhe i tmerrshëm, si edhe  e dhimbshme për çdo qenie njerëzore.

Duke iu referuar qasjes së dyfishta të disa mediave ndaj incidentit vdekjeprurës në Zelandën e Re, Amoli Larixhani tha se disa media perëndimore, si mediat shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar, as nuk e përdorin termin "sulm terrorist" për të përshkruar incidentin.

Ata që thërrasin një sulm me thikë në Britani të Madhe një incident terrorist janë duke e mbyllur njërin sy në masakrën e tmerrshme të 49 myslimanëve të pafajshëm, tha Ajetullah Sadek Amoli Larixhani.

Deri më tani janë vrarë 49 persona dhe 50 të plagosur rëndë, pasi persona të armatosur hapën zjarr në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re të Christchurch të premten, kur qindra muslimanë ishin mbledhur për të falë namazin e xhumasë.



Burimi : IRNA