Një iniciativë e re ushtarake nga Siria, Iraku dhe Irani

Publikuar në Mars 20, 2019, 12:59 a.m.

Shefat e shtabeve të përgjithshme të Sirisë, Iranit dhe Irakut u mblodhën sot në Damask.

Sipas lajmit të gazetës al Vatan të Sirisë, shefat e shtabeve të përgjithshme të Sirisë, Iranit dhe Irakut diskutuan sot për çështjen e luftës kundër terrorizmit në Damask dhe heqjen e fuqive të huaja që pushtojnë në lindje të Eufratit.

Ministri sirian i Mbrojtjes, Ali Abdullah Eyub tha në një konferencë shtypi të organizuar pas takimit, se këto bisedime ishin të rëndësishme për të gjithë dhe se takimi ishte shumë i suksesshëm.

Në lidhje me këtë takim, Gjenerali Ali Abdullah Eyub u shpreh se: “Ky takim do të na ndihmojë kundër rreziqeve dhe kërcënimeve të krijuara nga terrori i jo besimtarëve që ndodhen në rajonin tonë. Është e natyrshme që Irani, Iraku dhe Siria të bashkohen për të ndërmarrë masa të cilat do të garantojnë shkatërrimin e terrorizmit.”

Ali Abdullah Eyub, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Sirisë, i cili të gjitha forcat e huaja të cilat ndodhen në territorin sirian pa ftesën zyrtare të shtetit sirian, i cilëson si okupuese dhe të paligjshme, u shpreh se: “Siria ka të drejtën të mbrojë sigurinë dhe sovranitetin e saj kombëtar. Shteti sirian do të dominojë territorin e saj nëpërmjet mjeteve paqësore ose mjeteve ushtarake, dhe nga kjo nuk përjashtohet as Idlibi.”

Duke deklaruar se shteti sirian ka fuqinë për të hequr forcat okupuese amerikane nga Tenefi dhe forca të tjera okupuese nga territori sirian, gjenerali Eyub tha se e vetmja levë e forcave amerikane për të mbetur në Siri janë Forcat Demokratike të Sirisë dhe ai tha se problemi do të zgjidhej qoftë paqësisht qoftë duke shpëtuar territorin sirian.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, presidenti sirian Bashar al-Assad, i cili pranoi shefat e shtabeve të përgjithshme të Iranit dhe Irakut, tha se marrëdhëniet ushtarake të Sirisë me Iranin dhe Irakun janë forcuar më tej gjatë luftës kundër terrorit.

Sipas lajmit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjenerali Mohammed Bakir, sot në deklaratën para takimit trepalësh, u shpreh se forcat të cilat gjenden në territorin e Sirisë pa lejen e shtetit sirian, duhet të largohen nga aty, si dhe shtoi se: “Kjo çështje do të diskutohet në takimin trepalësh.”

Zyrtarët ushtarak të Iranit, Sirisë, Rusisë dhe Irakut janë takuar periodikisht pëër çështjet anti-terrorizëm dhe të sigurisë që nga viti 2015, por Irani, Siria dhe Iraku kanë mbajtur një takim në nivel të shefave të shtabeve të përgjithshme për herë të parë sot.



Burimi : Yakın Doğu Haber