Dr. Olsi Jazexhi: Julian Assange, koha e survejimit masiv dhe permbushja e profecise se Dexhallit

Publikuar në Prill 14, 2019, 2:14 a.m.

Dr. Olsi Jazexhi tregon pse arrestimi i Julian Assange ne Londer eshte nje lajm i kobshem per lirine e medias dhe mendimit ne bote. Ai flet mbi rendesine e dokumentave te botuara nga Wikileaks dhe pse dokumentat e botuara nga Julian Assange, Eduard Snowdeen, Chelsea Manning etj deshmojne qe ne sot jetojme ne nje bote ku “Vellai i Madh”, Amerika monitoron cdo individ te botes tamam sikur ne profecite e kohes se Dexhallit.

Dr. Olsi Jazexhi tregon se si dje me daten 11 prill 2019 eshte arrestuar nje aktivist, gazetar dhe haker shume i njohur, Julian Assange. Assange eshte themeluesi i wikileaks. Assange, Snowden, Chelsea Manning etj, ne keto 9 vitet e fundit i kane treguar botes, boten e survejimit, krimit dhe vrasjeve, te cilat ne shumicen e rasteve drejtohen nga vet qeveria amerikane.

Sipas historianit Jazexhi, Assange dhe Snowden per besimtaret muslimane jane ata qe ju kane treguar per fundin e kohes. Profeti Muhammed a.s ka then se bota ne fundin e kohes do te sundohet nga nje mashtrues i madh, i njohur si Dexhalli. Ky mesia i rreme do kete vetem nje sy, me te cilin do te kontrolloje gjithe boten. Assange, Snowden etj i kan treguar botes se nepermjet kamerave, kompjuterave, telefonave etj sot ne njerezit jemi nen nje vezhgim maksimal nga “vellai i madh”, qe sot ne rastin tone eshte qeveria amerikane. – tregon Jazexhi.

Assange eshte ber i famshem kur ne vitin 2006  themelon portalin wikileaks. Deshira e tij ishte qe te botonte ne portalin e tij lajme qe ne nuk i shohim ne mediat kryesore. Ai do te terheqi vemendjen e mediave boterore ne vitin 2010, kur do te botoje nje video me emrin Collateral Murder (vrasje kolateriale), ku tregohet se si ushtaret amerikane me helikopter vrisnin njerez tepafajshem. Per here te pare ne qe jetojme ne vende ku nuk jemi ne lufte, pame se si amerikanet vrisnin njerez te pafajshem ne Irak.

Assange dhe wikileaks do te vazhdojne publikimin  e shume dokumenteve te cilat tregojne skandalet dhe korrupsionin e elitave boterore. Nder te tjera ai do te botonte ne Qershor 2010, dokumentat mbi luften ne Afganistan, ne Tetor do te publikonte dokumentat per luften ne Irak, ku pak a shume do te tregohej korrupsioni i qeverise amerikane, vrasjet dhe krimet kunder civileve qe ata benin ne Afganistan dhe Irak.

Ne Nentor 2010 wikileaks do te publikoje nje nga arkivat me te famshme ne historin moderne te diplomacise amerikane, te cilat do te njihen si cablegates, do te jene komunikime te ambasadave amerikane ne gjithe boten. Ne si shqiptare dokumentat do te na terhiqnin vemendje te jashtezakonshme, pasi nga ato do te kuptojme rrefimet, spiunimet dhe aferat qe behen nga ambasadat amerikane ku jetojme ne shqiptaret, pra ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.

“Une vet kam lexuar shume prej tyre, ato dokumenta ta shpifin. Per studiuesit aty gjendet nje thesar i papare. Aty ju mund te lexoni se si Edi Rama, ne ate kohe ishte kryebashkiak i Tiranes, shkonte dhe ju serviloste amerikaneve ku ju thoshte “mos e fusni Shqiperine ne NATO, meqe nuk dua qe meritat ti mari Berisha, por futeni kur te vij une”.  Se si shkonin ministrat e Berishes e spiunonin kunder Berishes, se si shkonin zyrtaret e thjeshte te administrates ne Shqiperi e raportonin cdo gje ne Ambasaden Amerikane, thua se ambasadori amerikan te jete monarku dhe ambasada oborri mbreteror. Keto gjera mund te lexohen edhe per Kosoven dhe gjithe shtetet e Botes.” – tregon me tej Dr. Jazexhi.

Ato dokumenta kane sherbyer si dokumente shume te rendesishme per shume shtete te botes nga gazetare dhe analiste. Ne keto dokumenta mund te shihen psh komunikime te pushtetareve amerikan si Hillary Clinton e te tjere, ku tregohej si toleroheshin shume organizata terroriste si Al Kaeda apo krijoheshin nga aleat te tyre sic ishte Arabia Saudite.

Jazexhi tregon se kabllogramet jane nje thesar i cmuar per historianet dhe studiuesit, ku ata mund te kuptojne boten e eger, xhunglen qe kontrrollohet nga Amerika. Per shkak te guximit intelektual te Assange ai u vu ne ndjekje nga autoritetet amerikane, te cilat ne vitin 2010 do te shpikin disa akuza sikur ai ka perdhunuar dy gra ne Suedi, Suedia do te leshoj nje urdher arresti per te dhe Assange do te perndiqet nga autoritetet britanike.

“Ne vitin 2012 Assange, ndryshe nga Snowden qe u tregua  me i shkathet duke kerkuar azil politik ne Rusi, do te futet ne ambasaden e Ekuadorit ku do te mari azil politik. Ne ate kohe president i Ekuadorit ishte humanisti Correa. Me ikjen e Correas dhe me ardhjen ne pushtet te  Lenín Moreno, mardheniet e Ekuadorit me Assange  do te prishen. Amerikanet do ti bejne presione te shumfishta Ekuadorit, ku para disa ditesh FMN dhe Banka Boterore i ka dhen nje borxh prej disa miliard dollaresh Ekudorit, dhe si shkembim kane kerkuar qe ata ti dorezojne britanikeve koken e Julian Assange. Dje presidenti i ka kerkuar qeverise britanike qe te futet ne ambasade dhe ta arrestojne Assange. Arrestimi i tij do te ndiqet nga ekstradimi i tij ne Amerike. Shume politikane amerikane kane kerkuar qe ai te vritet. Urrejtja e administrates amerikane kunder Assange eshte e jashtezakonshme. Arsyeja ka te bej se me botimin e kabllogrameve Assange ju ka ber nje dem te madh SHBA-ve qe s’jau ka ber askush tjeter. Ata duan qe ta denojne me burgim te perjetshem ose ta vrasin.” – tregon historiani.

Me tej Jazexhi tregon se arrestimi i Assange eshte nje lajm shume i kobshem per gazetaret dhe analistet qe besojne ne lirine e shtypit. Ne nje kohe qe SHBA dhe aleatet e tyre propagandojne ne bote per lirin e medias, te fese etj, fati qe ka ndjekur Assange apo Snowden tregon qe ne Amerike apo perendim nuk ka demokraci. Ndersa shtetet perendimore vrasin e rrezojne rregjime  ne boten arabe me pretendimin se ne keto vende ka diktatura qe nuk lejojne lirine e mendimit dhe besimit, ne nje kohe qe ne Ballkan ne shohim qe gazetare qe i sherbejne perendimit, qe kur sulmohen ata, shohim fushata te medha ne mbrojtje te tyre me pretendimin e mbrojtjes se mendimit te lire etj. Fati i keq qe po e ndjek Assange tregon qe ne perendim nuk ka liri mendimi dhe liri mediash, ato tolerohen per sa kohe i sherbejne pushtetit.

Arrestimi i Assange eshte  i kobshem edhe per ne shqiptaret qe duhet te kuptojme se cfare ndodh ne boten e gjere; fal Assange qe botoje kabllogramet e ambasadave amerikane ne Tirane  e Prishtine ne kemi mar vesh se ku jetojme, kur kemi rreth 3 dekada nga renia e komunizmit.

“Personat qe duan ta kuptojne boten diktatoriale, ku populli nuk respektohet si sovrani, ja vlen te lexoje kabllogramet e Julian Assange. Ne sot si shqiptare, personat qe besojne ne lirine e mendimit dhe te informacionit, duhet te lutemi per lirine e Assange. Assange eshte sakrifikuar per ne, fal tij ne dime shume gjera qe me heret nuk do ti dinim, ai eshte nje martir i te gjithe qenies njerezore qe kerkon liri. Per besimtaret qe besojne ne profecite e Profetit Muhammed a.s., mbi ardhjen e Dexhalit (Mesise se Rreme), faktet dhe dokumentat qe Assange ka botuar tregojne se ajo kohe eshte afer. Ne te gjithe duhet te lutemi per Assange dhe duhet te na vije keq per boten ku kemi ren sot.” – perfundon video mesazhin Dr. Olsi Jazexhi.

Shkrimet mbi Shqiperine ne Wikileaks gjenden ketu: https://search.wikileaks.org/?q=Albania

 



Burimi : Gazeta İmpakt