Ministri i Jashtem i Iranit: Irani do të publikojë dokumente mbi krimet amerikane kundër njerëzimit

Publikuar në Prill 17, 2019, 12:32 a.m.

Ministri i Jashtëm tha se Irani ka mbledhur dhe së shpejti do të publikojë disa dokumente që tregojnë se bankat e huaja, madje edhe ato evropiane, kanë shmang pranimin e parave të gatshme nga ato iranianë dhe jo iranianë të cilët kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit nga përmbytjet në Iran.

'Ndihma Nërkombëare nuk pyet nëse vendi ka nevojë për to; ata janë një shenjë e simpatisë dhe solidaritetit, "tha Muhammed-Xhevad Zarif në margjinat e Konferencë së Diplomacisë Ekonomike të Ministrisë thuhet në faqen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.

Muhammed Zarif shtoi se solidariteti i botës u pengua nga lëvizja destruktive dhe anti-njerëzore e SHBA-ve.

Ai shtoi se për shkak të punës së madhe të mediave, qeveria amerikane është në një pozicion mbrojtës dhe tani ka bërë të ditur se nuk ka pengesa të ndihmon, por kjo nuk është e vërtetë.

SHBA duhet të mohojë masat që ka ndërmarrur. Ne kemi mbledhur disa dokumente që dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë masë, e cila mund të përkufizohet si "krim kundër njerëzimit".



Burimi : IRNA