Hulumtuesi libanez Enis Nakkash: Zgjidhja përfundimtare në Siri mund të arrihet vetëm me marrëveshje Turqi-Rusi-Iran-Siri

Publikuar në Prill 17, 2019, 12:34 a.m.

Hulumtuesi dhe shkrimtari libanez, Enis Nakkash u është përgjigjur pyetjeve të Sputnik në lidhje me çështje të tilla si Siria dhe Palestina, pastaj politikat e SHBA-së për Lindjen e Mesme e deri tek roli i NATO-s, në Stamboll ku ai erdhi për Konferencën e 2-të të Paqes  në Lindjen e Mesme.

Hulumtuesi dhe shkrimtari libanez, Enis Nakkash vuri në dukje se zgjidhja përfundimtare në Siri mund të arrihet vetëm me marrëveshje në mes të vendeve rajonale Turqi-Rusi-Iran-Siri. Enis Nakkash i cili u përgjigj pyetjeve të Sputnik, në Stamboll ku ai erdhi për Konferencën e 2-të të Paqes  në Lindjen e Mesme, të organizuar nga Konfederata e Punëtorëve Publik, në lidhje me pyetjen se “Si arrihet zgjidhja në Siri”, ai u shpreh se:

“Është e vështirë të parashikohet. Sepse ka shumë tema në lidhje me çështjen e Sirisë. Një nga më të rëndësishmet prej tyre është çështja e Idlibit. Sipas mendimit tim, zgjidhja në Idlib, duhet të jetë si rezultat i marrëveshjes në mes të Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Dhe natyrisht, në një mënyrë të tillë që të përfshijë edhe qeverinë e Sirisë ... Sepse tashmë, Damasku nuk mund të gjejë një zgjidhje për praninë e Turqisë në vend dhe ka nevojë për mbështetjen e Rusisë. Pra, mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje është përmes një marrveshjeje midis këtyre katër vendeve.”

Nakkash u shpreh se marrëveshja në mes të Turqisë dhe Sirisë mund të arrihet me ndërhyrjen e aktorëve rajonal, dhe vuri në dukje se: “Për shkak të politikës Turqisë për Sirinë, është arritur një pikë të tillë që për rifillimin e dialogut midis këtyre dy vendeve, nevojitet përfshirja e vendeve rajonale. Nëse Irani, Iraku dhe vendet e tjera janë të përfshira, mund të gjendet një zgjidhje mes palëve. Mënyra e pashmangshme e zgjidhjes është aleanca rajonale.”

‘MË NUK KA ISIS, KURDËT DUHET TA KUPTOJNË SE TANI E TUTJE NUK KANË NEVOJË PËR PRANINË E AMERIKËS’

Nakkash vuri në dukje se një problem tjetër i rëndësishëm në Siri është edhe lindja e Eufratit, dhe u shpreh se: “Edhe lindja e Sirisë, ku ndodhen kurdët së bashku me SHBA-në, është një nga çështjet kryesore në vend. Kjo çështje zbardhet vetëm përmes dialogut në mes të kurdëve dhe qeverisë së Damaskut. Deri më tani, ka pasur një ndërlidhje ndërmjet palëve, por ky kontakt nuk ka qenë kurrë serioz. Shpresa ime është që këto kontakte të bëhen serioze. Gjëja themelore që duhet të kuptojnë kurdët është se ata nuk kanë më nevojë për praninë e Amerikës në rajon. Sepse qeveria e Sirisë u tha haptazi kurdëve se ‘Nëse jeni me Amerikën, atëherë ju jeni armiqtë e vendit tonë dhe të tuajit’. Kurdët kishin nevojë për ekzistencën e SHBA-së kundër ISIS-it. Tani që nuk ka ISIS, ata duhet të kuptojnë se nuk kanë nevojë më për SHBA-në. Unë jam i bindur se Rusia dhe Irani do të mbështesin kurdët për këtë dialog.”

‘PRANIA USHTARAKE E SHBA-SË NË SIRI ËSHTË E DOBËT, ATA DO TË DETYROHEN TË LARGOHEN  NGA VENDI HERET APO VONË’

Nakkash vuri në dukje se SHBA nuk mendon për kurdët në Siri apo në rajon, dhe u shpreh se: “SHBA nuk interesohet për kurdët. E vetmja gjë për të cilën SHBA interesohet është forcimi i Izraelit. Deklarata e SHBA-së se ‘Ne nuk largohemi nga Siria përderisa nuk largohet Hezbollahu apo Irani’, nënkupton ‘Jepni fund rezistencës ndaj Izraelit’! Nuk ka nevojë të pranohet një gjë të tillë.”

Duke vënë në dukje se herët apo vonë, SHBA do të detyrohet të largohet nga Siria, Nakkash u shpreh se: “ISIS mori fund në Siri. Prania e Shteteve të Bashkuara në Siri ka qenë prej kohësh një gjë e paligjshme. Për më tepër, megjithëse për SHBA-në, prania e saj në Siri është një forcë politike, SHBA nuk është më e fortë ushtarakisht në Siri. 200 ushtarë në një vend, 200 ushtarë në një vend tjetër, nuk mund të kenë dominim në rajon. Prania ushtarake e SHBA pas kësaj faze është jashtëzakonisht e dobët dhe e pakuptimtë. SHBA nuk mund ta mbrojë as veten në këto rrethana . Një kojë, SHBA kishte 250 mijë trupa në Irak. Por, edhe pas një pike të caktuar, ajo nuk mundi të mbronte veten as atje dhe u detyrua të largohet nga vendi. Kjo është arsyeja pse unë nuk besoj se 200 ushtarë kanë ndonjë rëndësi.”

‘NUK  PO ECIN PLANET E SHBA-SË PËR TË PËRFSHIRË NATO-N NË SIRI’

Në lidhje me pyetjen se a do të vendos SHBA-ja ndonjë forcë tjetër të NATO-s në Siri, pasi ajo të largohet nga aty, Nakkash u shpreh se: “Ky plan nuk ec. NATO nuk do të mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara. NATO nuk ka një strategji të duhur askund në botë, e jo vetëm në Siri. Për shembull, edhe  Turqia është anëtare e NATO-s, por ajo nuk vepron sipas strategjisë së NATO-s, por të presidentit turk Regjep Tajip Erdogan. Unë nuk mendoj se NATO mund të ndërhyjë në ndonjë mënyrë në Siri.”

‘ÇËSHTJA E DECENTRALIZIMIT TË SIRI NUK DUHET TË KONSIDEROHET VETËM SI KËRKES E KURDËVE’

Ku janë kurdët në zgjidhjen e mundshme në Siri? Kësaj pyetjeje të Sputnik. Nakkash iu përgjigj kështu:

“Kjo është një pyetje e rëndësishme. Në këtë pikë, mendoj se kurdët duan të drejtën për vetëvendosje për të ardhmen e tyre e jo për pavarësi, dhe se ata mbështesin decentralizimin. Por, nëse këto kërkesa konsiderohen si kërkesa të kurdëve, atëherë do të ketë një ndarje midis arabëve dhe kurdëve. Sipas mendimit tim, nëse çështja e decentralizimit konsiderohet si një zgjidhje për të gjithë vendin, atëherë do të jetë një diskutim i dobishëm. Nëse keni një kërkesë për liri ose demokraci, duhet të jetë për të gjitha grupet, jo për një përkatësi etnike të caktuar. Nëse e shpallni një ide të mirë në një drejtimin e gabuar, askush nuk do të kthehet dhe ju dëgjon juve. Pra, ky diskutim duhet të trajtohet siç thashë. Decentralizimi do të jetë i mirë jo vetëm për kurdët por për të gjithë.”

‘TË GJITHA VENDET NË LINDJEN E MESME JANË DOBËSUAR NË FUSHA TË CAKTUARA’

Në lidhje me atë se partia Likud e Benyamin Netanyahut doli e para në zgjedhjet në Izrael, duke fituar 36 vende, dhe duke iu përgjigjur pyetjes se ‘A janë rezultatet e zgjedhjeve në Izrael të rëndësishme për të ardhmen e ekuilibrave të Lindjes së Mesme?,  Nakkash u shpreh kështu: “Fitimi i këtyre zgjedhjeve nga Netanjahu nuk ka ndonjë efekt në balancat rajonale. Nuk do të ishte një ndryshim i madh edhe po të humbiste. Sepse pa marrë parasysh se cila parti fiton, nuk do të kishte ndryshim në qëndrimin e tyre ndaj çështjes palestineze. Por problemi më i madh për Izraelin është riforcimi i Sirisë përballë tij. Sepse dëshira e Izraelit ishte një Siri e dobët. Por, Hezbollahu dhe Irani janë ende në Siri. Me fjalë të tjera, bilancet rajonale nuk ndryshojnë në favor të Izraelit. Por kur merret parasysh rajoni, të gjitha vendet janë dobësuar në fusha të caktuara. Ka probleme midis Arabisë Saudite dhe Katarit. Është e ditur tabloja Arabi Saudite-Jemen. Egjipti nuk është në një pozitë të fortë. Ndërsa sa i përket Libisë, dihet gjendje e saj. Fitorja e vetme e SHBA-së në një tablo të tillë është se mund të thotë se ‘Kam fituar sado pak, sepse jam më i fortë se ata’.”

‘MËNYRA E VETME PËR TË ZVOGËLUAR NDIKIMIN E IZRAELIT NË LINDJEN E MESME ËSHTË FORCIMI I REZISTENCËS KUNDËR IZRAELIT’

Në lidhje me pyetjen se “Si mund të zvogëlohet ndikimi i Izraelit në Lindjen e Mesme?”, Nakkash u përgjigj se: “Kjo arrihet vetëm me forcimin e rezistencës. Sepse sa i përket rajonit, Izraeli nuk është një problem ekonomik, por ushtarak. Nëse dobësohet ushtria izraelite, ekuilibri i pushtetit kthehet në favor të rajoneve. Nëse dobësohet Izraeli ushtarakisht,  duhet të fillojnë bisedimet. Por, jemi në një pozitë të tillë? Po. Sepse me rezistencën në Siri, Hezbollahu është 10-15 herë më i fortë se më parë. Irani është më i fortë se më parë. Ndikimi i Iranit në Irak është tani në të njëjtin nivel me ndikimin amerikan në vend.

‘PËR ÇËSHTJEN PALESTINEZE KA VETËM NJË ZGJIDHJE, DHE AJO ËSHTË ÇLIRIMI I PALESTINËS’

Në pyetjen nëse ka shpresë në arritjen e një zgjidhjeje për çështjen palestineze , Nakkash vuri në dukje se: “Zgjidhjet e kota në Palestinë nuk kanë ndonjë kuptim. Ekziston vetëm një zgjidhje për këtë çështje; e ajo është çlirimi i Palestinës. Zgjidhja është të sigurohet se hebrenjtë të jetojnë në mënyrë të barabartë me palestinezët nëse duan të jetojnë në Palestinë. Ashtu si në rastin e regjimit të aparteidit në jug të Afrikës…”



Burimi : Sputnik News