Poeti i madh persian, Hafiz Shirazi u përkujtua në Itali

Publikuar në Prill 17, 2019, 11:54 p.m.

Në Romë u mbajt konferenca në përkujtimin të poetit Hafiz Shirazi në praninë e të dashuruarve të kulturës dhe letërsisë persiane. Pjesëmarrësit shqyrtuan efektet e mëdha të Hafizit në letërsinë perëndimore duke përfshirë poetin Geothe të Gjermanisë.

Konferenca njëditore u mbajt të dielën në Fondacionin Venanzo Crocetti në bashkëpunim me zyrën e atasheu kulturor iranian në Romë.

Kuratori italian Giuseppe Ussana d'Escobar tha në konferencë se poezitë e Hafizit janë lexuar në Divanin West-Östlicher (Perendimor-Lindor), Hafizi ka lëne një ndikim të madh në Goethen.

Stefano Pello, profesor gjuhës perse dhe përkthyes i Divanit të Hadizit në italisht, tha se Hafizi është ndër poetët më të mëdhenj të Iranit dhe botës dhe sugjeroi se evropianët, sidomos italianët, të nisur studimet e mëtejshme në lidhje me Hafizin dhe duhen të marrin  njohuri në lidhje me filozofinë e poetit të madh.

Shams-Din Muhammad (1320 - 1389), i njohur gjerësisht me emrin e tij Hafiz Shirazi, nga Shirazi ku edhe ka jetuar. Përmbledhja e poezive të tij u përpilua nga dishepujt e tij dhe njihet si Divan-i Hafiz.

Poezia e tij është kryesisht për temat mistike dhe zakonisht konsiderohet të jetë zeniti i poezisë persiane.