Rajoni është në prag të rënies: Boshti i Rezistencës nuk do të luftojë në rajonet e shpërndara

Publikuar në Prill 17, 2019, 11:59 p.m.

A do të dal situata nga kontrolli, ndërsa po përshkallëzohen tensionet në mes të Amerikës dhe Iranit? Ne mund të jemi në prag të një lufte rajonale për të cilën e dimë se si do të fillojë, por nuk kemi parashikime se si dhe ku do të përfundojë.

Si rezultat i veprimeve përshkallëzuese që kanë vazhduar për një kohë dhe kanë bërë që administrata e Uashingtonit t’a fus Gardën Revolucionare të Iranit në listën terroriste, po rritet frika në lidhje me atë se rajoni do të hyjë në një luftë të madhe në fund të kësaj pranverë ose më së voni në fillim të verës. Teherani, nga ana tjetër, i dha një përgjigje të ngjashme Shteteve të Bashkuara me fitoren e Netanjahut në zgjedhjet e fundit dhe me përpjekjen e tij për të formuar një qeveri në përputhje me qëllimet e tij.

Disa e shohin si të barabartë mundësinë  për luftë dhe mundësinë për paqe. Ndërsa disa e konsiderojnë  si të largët mundësinë e qeverisë amerikane për shkuar më lartë se kërcënimi ndaj Iranit dhe forcave të tij, kërcënimi i Amerikës kufizohet vetëm me presionet ekonomike dhe politike. Gjenerali në pension dhe eksperti i strategjisë, Emin Hutayt u shpreh se: “Trump bëri kërcënime në sferat ekonomike dhe politike, dhe e teproi me këtë, por se ai ishte shumë frikacak për të vënë gjërat në terren dhe për të çuar përpara këto kërcënime në një shkallë ushtarake.”

Nga ana tjetër, Riyad Kahveci, drejtori i Agjencisë për Analizën Ushtarake në Lindjen e Afërt dhe të Gjirit, tha se përderisa lojtarët në rajon kanë përshkallëzuar atmosferën e përgjithshme, mundësia e hyrjes në luftë është rritur, si dhe shtoi se: “Fitimi ose humbja e Netanyahut është vetëm një detaj, e jo një faktor përcaktues për luftën e ardhshme.” Vlerësimet e tij, Kahveci i vazhdoi kështu: “Nëse qeveritë amerikane dhe izraelite kanë organizuar diçka përpara zgjedhjeve, nuk ka dyshim se kthimi i Netanyahut do të lehtësojë dhe përshpejtojë punën për të dy vendet. Ne jemi të sigurt se nuk mund të flasim për ndonjë inovacion përpara se të themelohet qeveria e re izraelite.”

Hutayt gjithashtu mendon se fitimi i zgjedhjeve të Netanyahu nuk është një element efektiv për një luftë të mundshme. Ai tha se Kryeministri izraelit nuk ka miratuar një politikë që është e pavarur nga politika amerikane, por ka ndjekur një politikë të përbashkët dhe koherente me Shtetet e Bashkuara, si dhe shtoi se:

“Rajoni po shkon drejt rënies, duke shkuar drejt luftës në çdo moment. Mund të flasim për tre zona që do të shkaktojnë ndezjen e këtij zjarri. E para është ngushtica e Hormuzit. Nëse Uashingtoni do të vazhdojë bllokadën ndaj Irani dhe Teherani do të përgjigjet ndaj kësaj, atëherë duhet të presim që edhe Amerika të reagojë ndaj Iranit. Nëse Amerika tërhiqet, nuk ka luftë. Por, nëse ndodh e kundërta, lufta do të jetë e pashmangshme.”

Emin Hutayt vazhdoi vlerësimet e tij kështu:

“Sa i përket rajonit të dytë, që do të ndez luftë luftë në rajon, kjo është selia e Gardës Revolucionare dhe forcave aleate në Siri dhe Irak. Këto pika ende nuk janë shënjestruar nga Amerika. Prandaj, nëse Amerika merr një vendim të ri për të shkatërruar këto pika, Irani nuk do të ngurrojë të japë një përgjigje në një nga 52 bazat ushtarake të SHBA -së në rajon. Pas kësaj, përgjigja e Amerikës do të përcaktojë ngjarjet. SHBA mund të jetë në gjendje të nisë një sulm tjetër kundër sulmit të Iranit, ose mund të shpërthejë një luftë e madhe. Rajoni i tretë janë kufijtë e Iranit, Afganistani dhe Pakistani. Qëllimi i Gardës Revolucionare nëpërmjet këtyre kufijve do të bëjë që Irani të hakmerret ashpër. Kjo situatë mund të kthehet në një luftë nëse dëshiron Amerika.”

Ekspertët pajtohen se lufta e ardhshme ndoshta nuk do të jetë brenda kufijve të caktuar dhe do të ndikojë në të gjithë rajonin. Kahveci është i mendimit se nëse ka një luftë të drejtpërdrejtë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, do të jetë një luftë në shkallë të gjerë dhe do të mbulojë të gjithë rajonin. Sipas tij, “Nëse kjo luftë kufizohet vetëm me forcat iraniane të vendosura në Izrael dhe Siri, lufta ka gjasa të jetë e kufizuar në brendësi të Sirisë, përveç nëse forcat aleate ndërhyjnë në luftë. Por nëse forcat aleate hyjnë në këtë luftë, atëherë do të ketë një luftë të plotë rajonale.”

Emin Hutayt, në vazhdim të artikullit të tij, theksoi se, siç ka vënë në dukje në mënyrë të përsëritur Boshti i Rezistencës, nëse njëra nga palët hynë në luftë,  edhe pala tjetër do të bashkohet me këtë luftë pa asnjë dyshim, duke shtuar se: “Ky bosht nuk do të luftojë në zonat e shpërndara dhe do të hapë një front të gjerë që mbulon të gjithë rajonin. Por, lufta është ende një mundësi e largët dhe probabiliteti i shpërthimit të luftës nuk do të kalojë 25 përqind.”

A do të dal situata nga kontrolli, ndërsa po përshkallëzohen tensionet në mes të Amerikës dhe Iranit? Ne mund të jemi në prag të një lufte rajonale për të cilën e dimë se si do të fillojë, por nuk kemi parashikime se si dhe ku do të përfundojë.

 



Burimi : Medya Şafak