Përurohet Enciklopedia e Studimeve Islame Shia në Kum

Publikuar në Prill 22, 2019, 12:51 a.m.

Një enciklopedi e studimeve Islame Shia do të përuarohet në një ceremoni në qytetin e shenjtë të Kumit të Iranit më 17 prill 2019.

Enciklopedia është botuar nga Shtëpia Botuese Xhemal  Publications, është një përmbledhje gjithëpërfshirëse e artikujve që paraqesin aspekte të ndryshme të Shkollës së Mendimit Islamik Shia.

Ajo jo vetëm që prezanton besimet e Shiizmit dhe dallimet e saj me shkollat e tjera islame, por gjithashtu jep informacion rreth burimeve të ndryshme islamike mbi shiizmin.

Enciklopedia ka 10 kapituj të shkruar nga Huxha ul-Islam Ghulamreza Heidari Abhari, një autor ekspert i enciklopedive fetare për fëmijët dhe adoleshentët.

Programi i përurimit do të mbahet me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Hazrat Ali Akbarit (a.s.) , djalit të Imam Husejnit (a.s.). e cila festohet si Dita e Rinisë në Iran.



Burimi : IQNA