Zjarri në xhaminë e New Havenit ishte vendosur me dashje, thotë shefi i zjarrëfiksve

Publikuar në Maj 18, 2019, 10:10 a.m.

Me fillimin e Ramazanit, Xhamia Diyanet e New Havenit , shteti amerikan i Konektikatit, ishte një vend i mbledhjes ditore për muslimanët që ishin midis miqve dhe familjes pasi  së bashku agjëronin.

Por të dielën, besimtarët morën lajme  tronditëse:

Një zjarr kishte shpërthyer  para orës 4:00, duke e bërë xhaminë të shkrum e hi !

Të hënën, zyrtarët e New Haven njoftuan se besonin se zjarri ishte vendosur me dashje.

"Ne jemi të tronditur", tha Haydar Elevli, president i degës së Konektikatit të Fondacionit Fetare Turko-Amerikane, që zotëron xhaminë.

"Të gjithë tani janë të trishtuar."

Motivi specifik për zjarrvënien ishte i paqartë. Nuk ka pasur arrestime dhe hetimi po vazhdon, thanë autoritetet.

Askush nuk ishte lënduar. Departamenti i zjarrfikësve të New Haven nuk iu përgjigj kërkesave të mëtejshme për komente.

Në një konferencë shtypi të hënën, ndërsa qëndronte përballë ndërtesës së trekatëshe, shefi John Alston i Departamentit të Zjarrit tha se zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit po ndihmonin në hetimin e zjarrvënies.

Zjarrvënija erdhi në një kohë kur vendet e adhurimit kanë qenë objektiva të shpeshta.

Në mars, 51 njerëz u vranë në sulmet në dy xhami në Christchurch, Zelanda e Re, pasi i dyshuari publikoi një manifest të mbushur me urrejtje, thanë autoritetet.

Një javë më vonë, dikush vendosi një zjarr jashtë një xhamie të Qendrës Islamike në Escondido, Kaliforni, dhe grafite  anti-muslimane duke iu referuar sulmeve të Zelandës së Re,  thanë zyrtarët.

Po atë muaj, Qendra Islame në Hartfordin e Madh, mori një telefonatë nga dikush që kërcënoi do ta djegë,  thanë autoritetet. Personi përdori sulme racore në thirrje, sipas një imami në qendër.

Organizata mëmë e xhamisë, Qendra Diyanet e Amerikës, është një organizatë jofitimprurëse e bazuar në Maryland që ofron "shërbime fetare, sociale dhe arsimore për emigrantët dhe muslimanët turq", sipas faqes së internetit të organizatës.

Gjatë viteve, xhamia e New Havenit ishte bërë një vend i lirë për t'u mbledhur familjet, me programe edukimi për fëmijët gjatë fundjavave.



Burimi : The New York Times