Anëtaret muslimane të Kongresit të SHBA, Ilhan Omar, Rashida Tlaib shtruan iftarin historik të Ramazanit

Publikuar në Qershor 5, 2019, 1:09 a.m.

Kongresmenja Demokratike  Aleksandra Ocasio-Cortez ishte gjithashtu e pranishme në iftar,

iftari i parë i këtij lloji në historinë politike të SHBA-ve.

Ligjbërëset muslimane në Shtetet e Bashkuara të hënën shtruan iftarin e parë për Ramazan, një moment historik për politikën amerikane në muajin e shenjtë musliman.

Ngjarja kryesore për Ramazanin në Uashington, D.C. deri më tani ka qenë Shtëpia e Bardhë ku shtrohet një Iftar,  çdo vit nga presidenti.

Presidenti Donald Trump është përballur me kritika nga grupet muslimane të SH.B.A.-së për mos mbajtjen e Iftarit gjatë vitit të tij të parë në detyrë dhe ka ftuar liderët amerikanë muslimanë në këtë ngjarje në dy vitet e fundit.

Kongresmenja somaliane –amerikane  Ilhan Omar dhe kongresmenja  palestinez amerikan Rashida Tlaib ishin midis ligjvënësve  ishin në Iftar e cila ndodhi në mes të muajit të Ramazanit.

Të dyja. Tlaib dhe Omar janë përballur me një breshëri të  kritikave dhe akuzave për antisemitizëm që nga marrja e detyrës vitin e kaluar.

Mbështetësit e tyre thonë se po synojnë qëndrimet e tyre pro-palestineze dhe se shumë nga kritikat janë të rrënjosura në islamofobinë dhe racizmin.

Pjesëmarrësit në Iftarin e organizuar nga Grupi i të drejtave Avokatëve muslimanë përfshirë rreth 100 figurave muslimane-amerikane, si dhe mysafirin Kongresmenin, Andre Carson, i cili u konvertua në Islam më shumë se dy dekada më parë, dhe yllin në rritje të Demokratëve, Alexandria Ocasio-Cortez, e cila është një mike e ngushtë dhe aleate e Tlaibit dhe Omarit.

Asnjë politikan republikan nuk ishte i pranishëm, sipas Andre Carson.



Burimi : The New Arab