Qerbelaja, Teherani do të organizojnë Konferencën Ndërkombëtare të Arbainit

Publikuar në Qershor 13, 2019, 10:57 p.m.

Edicioni i tretë i konferencës ndërkombëtare për Arbainin do të mbahet në qytetin e shenjtë Qerbela, Irak dhe në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit.

Sipas komisionit organizativ, promovimi i kulturës islame me theks për  kulturën e Arbainit  është objektivi kryesor i konferencës.

Ajo do të mbahet në tri gjuhë (persisht, arabisht dhe anglisht) më 30 shtator në Teheran dhe më pas më 6 tetor në Qerbela.

Arbaini  dhe sfidat kulturore islamike në botën bashkëkohore, qasjet e mediave në Arbain, pasqyrimi i Arbainit  në letërsinë persiane dhe arabe, Arbaini  dhe rezistenca islame, dhe dimensionet strategjike të Arbaenit janë ndër temat e konferencës së këtij viti.

Dijetarët dhe studiuesit janë ftuar të dërgojnë  kumtesat në ngjarjen shkencore ndërkombëtare.

Afati i fundit për dërgimin e kumtesave abstrakte është 22 korriku  dhe kumtesat e plota duhet t'i dorëzohen komisionit jo më vonë se më 22 gusht 2019.



Burimi : IQNA