Si i pajtoi sulltan Abdylhamidi i II-të Bajram Currin dhe Riza bej Kryeziun

Publikuar në Qershor 28, 2019, 12:27 a.m.

Në kujtesën time  ka mbetur ngjarja e ndodhur në vitin 1315(1897) ose në vitin 1316(1898) në qytetin e Gjakovës në mes udhëheqësve  të fisit Kryeziu Riza beut dhe fisit Krasniqi Bajram Currit  për shkak të një çështjeje shumë të vogël, duke pas parasysh rivalitetin  mes tyre, në kullat e tyre madhështore filluan të tubohen burrat. Brenda një kohe të shkurtër shpërtheu urrejtja  në mes të dy kullave. Lidhur me këtë ngjarje  lajmi u përhap   në të katër anët. Brenda këtyre kullave me nam vendosen kazanët, prehen dema dhe deshë, përgatiten gjellërat me mish, ndërsa  nga çarshia sillet buka dhe furnizimet tjera të nevojshme.  Me kohë ju  shpërndahen  edhe armët dhe municion i nevojshëm . Këto kulla që nuk ishin larg njëra tjetrës brenda pak ditësh  shpallën luftë   dhe filluan të shtënë me pushkë njëra kundrejt tjetrës. Pas një jave të shtënash   lajmi për këtë  ngjarje të hidhur u përhap  që  nga prefekti i qytetit,  guvernatori  i vilajetit e gjer tek Porta e madhe. Porta e madhe këtyre ju dërgoi selam. Nëse nuk ndërprenë të shtënat,  do të dërgohet një komision, në rast se prapë nuk dëgjojnë të dyja palët do të ftohen në Stamboll. Riza bej Kryeziu dhe Bajram Curri që  mezi prisnin të shkonin  në Stamboll, ndjejnë kënaqësi,  ndërprenë konfliktin e nisur   dhe fillojnë përgatitjet për udhëtim. Por eventualisht nga ana e padishahut  për të mos u burgosur apo  të merrnin ndonjë dënim tjetër,  sillen me kujdes duke kërkuar garancion dhe dorëzani, ashtu që prefekti  vendor dhe komandanti lokal hyjnë në  dorëzani. Shpenzimet e udhëtimit ju dhanë  më shumë se që ishin të nevojshme për një rrugëtim të tillë. Burrat e tubuar  nga të dyja tabore në kulla shpërndahen.

Pas 3-4 ditëve Riza bej Kryeziu dhe Bajram Curri  nisen në udhëtim dhe pas një kohe arrijnë në Stamboll. Me të arritur në metropol, në Stamboll këta priten si mysafir me nam  dhe ju lihen në dispozicion banesa të veçanta. Pas më shumë se një javë pushim me ushqim dhe pije të bollshme që kishin  në dispozicion,  patën rast të vizitojnë  edhe vendet më të bukura në Stamboll. Të dyja palët pas kësaj  ftohen në audiencë në Portën e Madhe. Para se të dilnin para Padishahut sipas protokollit përgatiten paraprakisht  për ceremoninë e audiencës tek Padishahu. Pas një kohe  të shoqëruar nga ana e Tahsin pashës, udhëheqës i Portës së Madhe,  dalin në audiencë para shkëlqesisë së tij dhe qëndrojnë sipas protokollit të paraparë para Padishahut. Padishahu personalisht këtyre  të dyve ju mbajti një fjalim  këshillues, duke i  përshëndetur më parë. Fjalimi i tij ishte: ”Më kanë treguar për juve se nuk keni qëndruar rahat dhe në mes veti jeni përleshur. Kjo është një gjë e keqe. Këtë çështje unë nuk dua të anashkalojë , pasi që e dini shumë mirë  se unë për çdo gjë jam i informuar. Kam mundur të dërgojë forca të fuqishme ushtarake për t’ju shkatërruar vendbanimet e juaja, ndërsa juve dhe familjet e juaja kam mund t’ju syrgjynos në shkretëtirat e Arabisë ose të kalbeni në burg, për mua  kjo është shumë e lehtë dhe  e mundshme. Por  nga mëshira që kam ndaj juve këtë nuk do të bëjë. Do t’ju fal. Por  kërkoj që këtë më të mos e bëni. Në rast se e përsëritni, atëherë këto që ju thash do të zbatojë. Tani shkoni në vendbanimin e juaj, rini rahat, dhe në mes vete më mos u grindni.”

Pas kësaj hyjnë në zyrën e Tahsin pashës. Pas një pritjeje të shkurtër  vjen sekretari i Tahsin pashës , me ç’rast ju jep Bajram Currit dhe Riza bej Kryeziut  nga 500 lira ari, një dhuratë e mrekullueshme. Përpos kësaj  Riza beut ja  jep  gradën e prefektit të qytetit,   urdhëruar  nga padishahu, ndërsa Bajram Currit gradën  e komandantit të xhandarmerisë vendore. Familjarëve të afërm të Riza beut  Qemal beut dhe Sherif beut ju jep gradën e majorit, ndërsa të afërmve tjerë gradën e rreshterëve të xhandarmerisë. Poashtu edhe vëllezërve të Bajram Currit ju jepen gradat e togerëve të xhandarmerisë. Pas kësaj këta  të dy përcillen  në vendlindjen e tyre. Këta dy persona që  ishin nisur  nga Gjakova  kokë ulur   tani po ktheheshin në Gjakovë kokëlartë  me çizme dhe uniforma  të graduara . Pas kësaj Riza bej Kryeziu dhe Bajram Curri  në shtëpitë dhe kullat e tyre çdo muaj i tërhiqnin lirat e  dhuruara dhe  i gëzonin gradat  e fituara nga ana e sulltan Abdylhamidit të II-të.

Pjesë e shkëputur nga libri:                                            Përktheu dhe përshtati:

“Şükrü Dilege-Hayatı ve eserleri’’                                     Faik MİFTARİ

          Fq. 206-208