Ajetullah Sejjid Ali Khamenei: Udhëheqësi nënvizon aspektin politik të haxhit, unitetin musliman për të mbrojtur të shtypurit

Publikuar në Korrik 13, 2019, 11:48 a.m.

Udhëheqës Suprem i Revolucionit Islamik , Ajetullah Sejjid Ali Khamenei të mërkurën nënvizoi aspektin politik të Haxhit, duke thënë se Haxhi  është një mundësi për të zhvilluar solidaritetin musliman për të mbrojtur të shtypurit duke përfshirë  popullin palestinez.

Udhëheqësi i bëri komentet gjatë një takimi të zhvilluar këtë mëngjes me zyrtarët përgjegjës për çështjet e Haxhit.

Është një vepër politik për të mbrojtur dhe mbështetur popullin  palestinez dhe të shtypurit duke përfshirë edhe popullin jemenas, kështu që do të jetë e pakuptimtë nëse dikush thotë se Haxhi nuk duhet të politizohet, nënvizoi Udhëheqësi Suprem.

Mbrojtja e të shtypurve është e përhershme, tha Udhëheqësi duke theksuar se të gjitha këto çështje i përkasin fesë dhe duhet të respektohen.

Pra, kur disa po përpiqen të parandalojnë veprime të tilla politike, ata po ndjekin politikat kundër fesë, vuri në dukje Ajetullah Hamenei.

Kur mesazhi i Udhëheqësit Suprem lexohet çdo vit në Tubimin Vjetor të Haxhit, haxhijtë  këndojnë slogane anti-SHBA dhe anti-sioniste.

Gjatë ceremonisë, haxhijtë shprehin ruajtjen e unitetit dhe solidaritetit të myslimanëve dhe luftën kundër planeve anti-islame të armiqve.

Udhëheqësi e përshkroi  tubimin e Haxhit si një shfaqje bindjeje dhe modesti.

"Haxhi është një faktor shoqëror i bashkimit,  vëllazërisë dhe sinqeritetit".



Burimi : IRNA